8.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Haradinaj: VV po jep deklarime fëmijërore

Ramush Haradinaj 1Deklarimet e fundit të Vetëvendosjes, të cilët kanë nxjerrë detaje nga marrëveshja e LDK’së, AAK’së, NISMA’s dhe Vetëvendosjes, janë vlerësuar si deklarime shumë fëmijërore, nga lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj.
Ai këto i tha në takimin e tij me strukturat udhëheqëse të degës Aleancës në Prishtinës.

Haradinaj tha se Isa Mustafa nuk e ka dashtë Vetëvendosjen në Bllok.

“Mustafa e ka thyer marrëveshjen me vetëvendosjen ku ka thënë se nuk do ta vazhdojmë më tutje dhe e ka quajtur marrëveshje me ta vetëm për krye parlamentar e po ashtu ka kërkuar ndryshime brenda VLAN-it. Kjo prej atëherit nuk kemi pas takim. Deklarimet e Vetëvendosjes e Dardan Mulliqit e tjerë, janë bukur shumë fmijaqëri politike, donë të thotë se njëra ndër defektet të mija pse ndoshta skam mundur me i krijuar institucionet e vendit, ka qenë besnikëria ndaj ekipës. Unë km luftuar edhe për Vetëvendosjen në qeverisje edhe kërkesa për me u bart nominimi tek Isa Mustafa, ka nënkuptuar me u bartë nominimi tek një kandidat që nuk lufton për 63 po për 47, e atë e dinë më së miri ata, me Zotin Thaçi nuk kemi pasur marrëveshje as para marrëveshje asnjë lloj të arriture”, ka thënë ai.

Haradinaj më tej tha se koalicioni PDK-LDK, nuk është lajm i mirë për Kosovës, por për fat të keq, sipas tij, është një periudhë jo e mirë dhe sa më shpejtë që ndodh ndryshimi në Kosovë për të është më mirë.

“Kualiteti i punës është shumë i dobët. Pra kemi të bëjmë me PDK’në e cila ka qeverisur deri më tash e ata do ta krijojnë një grimë hapësirë LDK’së, por prapë do të mbesin vendimmarrës edhe me LDK’në e cila kuptohet po hyn në një bashkëqeverisje e cila nuk mund të jep asnjë garancion se si do të punon por po ashtu kualiteti i Qeverisë së LDK-së, është i dëmtuam se e pamë me qeverisjen në Prishtinë. Pra nuk është një lajm i mirë, sigurt ju them nuk është një lajm i mirë kjo”, tha ai.

Ndër të tjera, ai tha se Aleanca do të vazhdojë të punojë që të ndodhë ndryshimi në vend.

Ky ndryshim tash është bërë më i zorshëm, siç tha ai, ngase tash u duhet që të përballen me një koalicion më të madh, siç është PDK dhe LDK.

I bëri thirrje të gjithëve që të punojnë seriozisht në mënyrë që të ndodhë ndryshimi në Kosovë.

Më tej, ai tha se që nga takimi i fundit i Bllokut, më nuk ka ndonjë komunikim me Isa Mustafën, deri sa tha se që në atë takim, Mustafa e ka thyer marrëveshjen me VV’në.

Haradinaj, tha se rruga e Aleancës që do të ndjekë tash është si opozitë, duke ballafaquar qeverisjen e ardhshme me defektet, dëmet e të këqijat, siç tha ai, por edhe se do të mobilizojnë qytetarët e Kosovës për ndryshim.

Më Shumë

56 vjet nga vdekja e novelistes amerikane, Edna Ferber

E quajtur “Novelistja më e madhe amerikane e kohës së saj”, novelistja dhe dramaturgja fituese e çmimit Pulitzer, Edna Ferber vdiq 55 vjet më...

Mbi 7 mijë kosovarë shkuan në Shqipëri në orët e hershme të së shtunës

Kjo e shtunë ka nisur me një fluks automjetesh në pikën kufitare të Morinës. Shumë qytetarë kanë zgjedhur të udhëtojnë nga Kosova drejtë Shqipërisë, duke...

Lajmet e Fundit