7.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Hasani: Kjo qeveri s’do ta çojë mandatin deri në fund

Deputeti i PDK-së në Kuvendin e Kosovës, Nait Hasani, ka vlerësuar se dy partitë e koalicionit qeverisës janë duke bërë luftë për dominim në skenën politike të vendit. Në këtë intervistë për “Epokën e re”, Hasani ka thënë se për shkak të kësaj lufte koalicioni PDK – LDK nuk mund ta çojë deri në fund mandatin.

“Tani kemi një dominim nga LDK-ja, të cilin pretendon ta ruajë PDK-ja. Ky koalicion është i brishtë, i thyeshëm dhe nuk besoj se do të jetë shumë i qëndrueshëm”, është shprehur Hasani. Ai ka vlerësuar se PDK-ja mund të humbet nga koalicioni me LDK-në nëse Hashim Thaçi bëhet president me këtë sistem të qeverisjes.

“Ndryshimet kushtetuese që kërkohen të bëhen, ka mundësi që Kosova të bëhet sistem presidencial. Nëse Kosova bëhet sistem presidencial, atëherë lufta dominuese e dy partive për marrjen e presidentit prapë do të jetë një konflikt i brendshëm politik në mes të PDK-së dhe LDK-së”, ka deklaruar Hasani.

Ndërsa duke iu referuar zhvillimeve të fundit politike në Kosovë, konkretisht çështjes së Gjykatës Speciale, Hasani ka thënë se themelimi i kësaj gjykate është e dhimbshme për Kosovën.

“Ne kemi luftuar kundër pushtuesit serb dhe nuk ka vend për një gjykatë të tillë, e cila do të merret me luftën tonë të shenjtë”, ka thënë Hasani, duke shtuar se, nëse themelohet kjo gjykatë atëherë, sipas tij, Kosova po pranon se ka pasur krime dhe gjenocid të cilin e kanë ushtruar shqiptarët ndaj serbëve.

Ai ka theksuar se ndërlidhja e Gjykatës Speciale me Forcat e Armatosura është shantazh i bashkësisë ndërkombëtare karshi Kosovës.

“Ky është një shantazh që është duke iu bërë Kosovës dhe zhvillimit të saj. Kjo tregon se vetëm ne jemi të izoluar në Evropë për shkak të shantazheve të Serbisë dhe Evropës”, deklaruar Hasani.

Më Shumë

Qethja e deleve në familjen e dëshmorit të UÇK-së, Pal Paluca (Foto)

Zyrtarët e Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural nw Prizren  kanë asistuar në qethjen e deleve në familjen e dëshmorit të UÇK-së, Pal...

Moti sot: Me rrebeshe shiu dhe shkarkime rrufesh

Të enjten mbi Kosovë parashihet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell.   Sipas Meteo Kosova, gjatë orëve të para...

Lajmet e Fundit