7.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Haskuka akuzon institucionet e drejtësisë se nuk ndihmuan për rrënimin në “Abi Çarshi”

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka akuzuar institucionet e drejtësisë se nuk e ndihmuan komunën në rrënimin e një pjese të kompleksit “Abi Çarshia”.

Në një konferencë për media, ai ka thënë se institucionet e drejtësisë nuk e kanë kryer punën e tyre. Ka thënë se nuk u kanë dalë në ndihmë për vazhdimin e rrënimit të tejkalimit në ndërtim të këtij objekti, raporton KTV.

Zyrtarët e Drejtorisë së Inspektorateve të Komunës së Prizrenit, të premten, kishin iniciuar veprime për rrënimin e tejkalimit në ndërtim në këtë kompleks. Sipas tyre, vendimi për rrënim të dhunshëm është nxjerrë pasi që pala nuk ka respektuar vendimin e MMPH-së e as aktet e DI-së lidhur me këtë çështje. Në të njëjtën kohë drejtuesit e DI-së kishin akuzuar investitorin, por edhe institucionet e tjera ligjzbatuese për provokime e bllokada në ekzekutimin e vendimit.

Në anën tjetër, përfaqësuesit e kompanisë “ABI” kanë vlerësuar se veprimet e Komunës së Prizrenit janë të motivuara nga inatet politike dhe se DI-ja në këtë rast është duke vepruar në mënyrë të paligjshme, pasi tejkalimi, sipas tyre, është në pronë private dhe se tashmë Ligji i ri për legalizimin e objekteve me tejkalim mundëson trajtimin e këtyre rasteve.

Më Shumë

Moti sot me temperatura deri në 30 gradë Celsius

Instituti Hidrometerologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme do të ketë mot kryesisht me diell. Sipas njoftimit të këtij instituti,...

Totaj: Amerikanët janë lodhur me Albin Kurtin

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, deklaroi se amerikanët janë lodhur nga qasja e Qeverisë Kurti dhe se durimi i tyre po përfundon. “Duhet...

Lajmet e Fundit