5.8 C
Prizren
E martë, 19 Mars, 2024

Haskuka: ‘Dardania’, lagje e re me probleme të vjetëra

Kandidati për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka, bashkë me deputetët e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca e Arbër Rexhaj, si dhe kandidatët për asamble komunale, mbajti takimin e parë për ditën e sotme me banorët e lagjes “Dardania”.

Haskuka ka thënë se “Dardania” edhe pse lagje e re, kanë mbetur problemet e vjetra, e që janë bazike për jetesën e njeriut.

“Gjatë kësaj periudhe të fushatës kam parë entuziazmin e njerëzve për ndryshim. Sepse kudo që po i takoj qytetarët vzazhdimisht m’i thonë të njëjtat probleme. Në këtë lagje, edhe pse e re, kanë mbetur problemet e vjetra, e që janë bazike për jetesën e njeriut. Disa nga 43 pikat e qeverisjes sonë nuk kemi pasur dëshirë të jenë pjesë e zotimeve tona, por po jua them edhe juve, se me sukses do t’i tejkalojmë dështimet e atyre që kanë qeverisur për kaq vite.”, tha Haskuka.

Ai, banorëve të kësaj lagje ua shtjelloi programin e tij bazuar në katër fusha.

Posaçërisht u ndal te hapja e komunës ndaj qytetarëve. Haskuka tha se komuna ka funskionuar në mënrë të privatizuar nga dy – tre persona, të cilët i kanë marrë vendimet për punësime, qoftë në arsim, qoftë në shëndetësi. Edhe në këtë takim Haskuka nuk la pa përmenduar shujtat për nxënësit deri në klasën e pestë, pajisjen e shkollave me laboratorë për lëndët përkatëse, sallat për lëndën e edukatë fizike, si dhe mbajtjen e orëve shtesë, si për nxënësit të cilët kanë ngecje në mësim, po ashtu edhe për nxënësit që tregojnë talent në fusha të caktuara. Më pas shtjelloi edhe fushën e ekonomisë. Ringjallja e artizanateve, lidhja me tregjet e Evropës, nëpërmjet ideve të të rinjve dhe kapitalit të diasporës e që do të ndërlidhën me anë të zyrës për konsulencë.

Haskuka, para se t’i ftojë qytetarët për të votuar më 22 tetor, tha se parku i biznesit do të funksionalizohet brenda periudhës 6 mujore. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Kështu vishet Duda Balje për Ramazan

Pozicioni i saj në fushën e politikës është forcuar vit pas viti. Duda Balje ka dëshmuar se është një zonjë e përgatitur dhe flëksibile në...

Totaj: Beteja e Kabashit nuk do të harrohet kurrë

Është shënuar 25 vjetori i Betejes së Kabashit. Kryetari i Prizrenut, Shaqir Totaj, tha se dëshmorët e kësaj beteje nuk do të harrohen kurrë. "Më 17...

Lajmet e Fundit