7.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Haskuka ironizon me shpërndarjen e Kuvendit: Sot numrit të papunëve iu shtuan edhe 424 persona

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka ka ironizuar me shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës.

Në një shkrim të bërë në profilin e tij zyrtar në Facebook, ai ka thënë se numrit të papunëve sot iu shtuan, kryeministri, kryeparlamentari, 5 zëvendëskryeministra, 21 ministra, mbi 80 shoferë të Qeverisë, 108 asistentë, mbi 100 këshilltar, që në total i bie numrit të papunëve t’i jenë shtuar 424 persona, transmeton Telegrafi.

Por sipas Haskukës, shtimi i papunësisë nuk është gjithmonë i keq, ai ka thënë se sot ky shtim është i mirë, pasi që siç ka thënë ai këta zyrtarë nuk kanë prodhu e as që i kanë shtuar vlerën Kosovës, por vetëm kanë bërë harxhime e skandale.

Ndërkohë, sot në një seancë të jashtëzakonshme është shpërndarë legjislatura e VI-të e Kuvendit të Kosovës.

Më 89 vota për, 1 kundër dhe 2 abstenime, deputetët e Kuvendit të Kosovës vendosën pro shpërndarjes.

Zgjedhjet e parakohshme pritet të shpallen nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, jo më herët se 30 ditë e jo më vonë së 45 ditë pas shpërndarjes së Kuvendit./Telegrafi/

Më Shumë

Kurti vazhdon ta mbajë banesën 67 metërshe, deklaron 1.551 euro në bankë e kredinë deri në 2052-në

  Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit. Kreu i qeverisë ka deklaruar se pasuri të...

Koha për spektakël në gjysmëfinale

Në fundjavë fillojnë ndeshjet gjysmëfinale të “Play-off”-it në Prince Caffe Superligë, ku pritet një spektakël i basketbollit. Në gjysmëfinale do të ndeshen katër skuadrat që...

Lajmet e Fundit