11.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Haskuka: Ja pse duhet marshuar paqësisht nesër

Deputeti i Vetëvendosjes, Mytaher Haskuka, në një artikull autorial në Facebook ka shkruar për arsyet pse duhet marshuar paqësisht nesër.

“Para disa muajsh gjatë një jave më patën kërkuar takim tri organizata dhe një grup qytetarësh: sindikalistët e rajonit të Prizrenit, pensionistët, organizatat e dala nga lufta dhe një grup i qytetarëve të indinjuar me një vrasje. Sindikalistët u ankuan për privatizimin e egër, që pronat për të cilat kishin punuar aq shumë ishin shitur shumë lirë, me çmimin e hekurit të makinave që ishin në ato fabrika, dhe që në shumicën e rasteve punëtorët nuk ishin kompensuar sipas ligjit”, ka thënë Haskuka.

Ai ka thënë se pensionistët u ankuan për kontributet e tyre pensionale që kishin mbet në Serbi dhe u ankuan që pensionet momentale janë vetëm ndihma sociale dhe ata nuk donin lëmoshë, kishin kontribuar shumë për këtë shoqëri, ata kërkonin që fondet e tyre të kthehen nga Serbia.

“Organizatat e dala ishin të pakënaqur me arrestimin e luftëtarëve në Prizren dhe kërkuan mbështetjen tonë për një protestë. Grupi i qytetarëve kërkuan mbështetje për një protestë ku donin të shprehnin indinjatën e tyre me mosveprimin e policisë, prokurorisë dhe gjyqësisë në një rast të paraqitur në polici, ku si pasojë e mosveprimit të shteti kishte mbetur i vrarë një i ri Prizrenas dhe disa ishin plagosur”, ka thënë Haskuka.

Sipas tij, në një formë apo tjetër mosveprimi i shtetit për qytetarin e thjeshtë dhe veprimi i aparaturës shtetërore vetëm për grupe të caktuara, na tregon që ky shtet është i kapur.

“Ata që e kanë kapur shtetin, e kthyen atë në Pushtet. Ata me negociatat dhe kompromiset që janë duke bërë po bëhen të paprekshëm. Sa më të paprekshëm që po bëhen ata aq më i cenueshëm po bëhet Shteti ynë. Ky ekuacion fatkeqësisht po ekuilibrohet në kurriz të qytetarëve”, ka thënë Haskuka.

Deputeti ka bindjen se në njërën anë po defunksionalizohet shteti me ndarjen territoriale të Zajednicës në baza etnike, ku Serbia po fiton legjitimitet në kontrollin e Kosovës, në anën tjetër pushtetarët të korruptuar po kthehen në despotë për të marrëveshjet e së bashku me to po e ruajnë edhe pushtetin e tyre.

“Kjo ndodh edhe me përkrahjen e disa diplomatëve që mendojnë që demokracia aplikohet vetëm për popujt dhe për shtetet e tyre. Pse kemi ardhur deri këtu ku jemi, pjesërisht është edhe faji jonë, ngase ne pritëm që të huajt na e ndreqin shëndetësinë, arsimin, drejtësinë, policinë, sigurinë… (T ‘kish qenë kështu shtetet afrikane do të ishin vende të zhvilluara). Në vend se të marrim pjesë në ndërtimin e shtetit tonë, të themi fjalën tonë të punojmë për të përbashktën, ne u interesuam vetëm për individuale, për një diplomë, një vend pune me pak punë, një veturë, një banesë…Por kur shkuam tek mjeku nuk u mjekuam, morëm diplomë por nuk gjetëm punë, me veturë nuk mund të shkojmë kërkah, banesa pa leje lutmi zotit të mos të ketë termet. Po i kemi të gjitha këto por në fakt nuk kemi asgjë, ngase pa të përbashkëtën nuk ka individuale. Pa publiken nuk ka private. Pa republikë nuk ka qytetarë. Pa shtet nuk ka të drejta”, ka thënë ai.

“Prandaj për të ndaluar hapin e fundit drejt shkatërrimit të shtetit ne duhet të qesim hapin tonë të parë për ta mbrojtur atë. Paqësisht dhe me masivitet nesër duhet të jemi në sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë për t’i thënë JO Zajednicës dhe për t’i thënë Po Republikës. Ne qytetarë të Kosovës duam të kemi një shtet normal, në vend se të ankohemi individualisht le të manifestojmë bashkërisht. Të bashkuar mund t’ia dalim, të ndarë vetëm ankohemi. Shihemi në shesh”, ka shtuar ai.

Më Shumë

Totaj pret U.D. të Kryeshefit Ekzekutiv të ASK’së, diskutojnë për procesin e regjistrimit të popullsisë

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj priti sot U.D. të Kryeshefit Ekzekutiv të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), Avni Kastrati. Siç bëhet e...

Katër vite pa aktorin Rikard Ljarja

Aktori Rikard Ljarja lindi më 1 prill 1943 në Shkodër. Në vitin 1960 mbaroi maturën dhe në vitin 1965 u diplomua në Shkollën e...

Lajmet e Fundit