16.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Haskuka kërkon ndihmë (Video)

Kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka kërkon ndihmë nga institucionet qendrore, pasi që numri i të ardhurve nga Shqipëria në këtë qytet është i madh.

Sipas tij, Komuna e Prizrenit nuk ka kapacitete dhe fonde emergjente për të përballuar fluksin e të ardhurve të banorëve që janë prekur nga tërmeti në Shqipëria.

Komunikata

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, sot së bashku me drejtorin e Drejtorisë për Emergjencë dhe Siguri, Faruk Dakaj, i cili njëkohësisht është përcaktuar edhe si koordinator ndër-institucional për të strehuarit në Parkun e Inovacionit dhe Trajnimeve, si dhe drejtorin e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, kolonel Faton Alija, kanë mbajtur konferencë për shtyp për të njoftuar opinionin publik lidhur me gjenden aktuale të personave të strehuar në Parkun e Inovacionit dhe jashtë tij.

Fillimisht kryetari Haskuka duke i falenderuar të gjithë që po angazhohen për t’i ndihmuar bashkëkombasit të prekur nga tërmeti, tha se duhen të bëhen disa hapa të mëtutjeshme dhe të ketë mbështetje më të fortë nga institucionet qendrore për ta menaxhuar dhe përmirësuar këtë gjendje.

Lidhur me Parkun e Inovacionit dhe Trajnimeve (PIT), kryetari Haskuka tha se ky Park i ka përmbushur të gjitha kapacitetet që ka në dispozicion, duke strehuar mbi 500 persona, ndërkaq një numër prej rreth 120 personave për të cilët nuk ka pasur vend në PIT u është bërë një zgjidhje e përkohshme duke i vendosur ata në sallën e edukatës fizike të gjimnazit “Gjon Buzuku” në Prizren. Por, për shkak se kjo sallë nuk ka kushte elementare për strehim, pasi që mungojnë shtretërit dhe në aspektin sanitar salla nuk mund të përballojë kaq shumë njerëz, nëpërmjet institucioneve qendrore është kërkuar të gjendet një zgjidhje duke i zhvendosur ata dikund tjetër sa më shpejtë që të jetë e mundur.

Kryetari ritheksoi se ushqimi për të strehuarit në PIT deri më tani është siguruar nëpërmjet donacioneve, ndërsa në ndërkohë është duke u shikuar mundësia e funksionalizimit të kuzhinës mobile në bashkëpunim me shoqatat humanitare. Po ashtu edhe shërbimi mjekësor vazhdon të jetë në dispozicion gjatë gjithë kohës.

Në anën tjetër, drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë, Faton Alija, tha se nga aspekti i sigurisë deri më tani nuk ka pasur ndonjë problem, derisa në bashkëpunim me policinë kufitare dhe policinë e shtetit shqiptar po vazhdon të bëhet evidentimi dhe verifikimi i personave që kanë ardhur nga Shqipëria.

Ndërkaq, drejtori i Drejtorisë për Emergjencë dhe Siguri, dhe koordinatori për të strehuarit në PIT, Faruk Dakaj, tha se Parku nuk mund të pranojë më shumë njerëz, ndërsa për ata që janë në Park po angazhohen ekipet vullnetare për të ofruar kushtet e nevojshme.

Krejt në fund, kryetari Haskuka bëri thirrje për të gjithë ata që janë strehuar nëpër shtëpi të ndryshme, të lajmërohen në Qendrën e Thirrjeve në numrin 0800 19 200 apo në Viber +383 45 119 200, në mënyrë që të bëhet regjistrimi i tyre dhe të ofrohen mundësi për shërbime mjekësore apo regjistrim të përkohshëm në shkolla të fëmijëve për t’i mos humbur orët mësimore.

 

RTV Besa

Direkt-Kryetari i Prizrenit Mytaher Haskuka mbanë konferencë për shtyp lidhur me personat e prekur nga tërmeti të cilët po strehohen në Prizren.

Gepostet von RTV BESA am Samstag, 30. November 2019

Më Shumë

Prezantohet studimi i fizibilitetit për ndërtimin e teleferikut në Kalanë e Prizrenit

Në përputhje me Memorandumin e Mirëkuptimit, të nënshkruar mes Komunës së Prizrenit, Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës si dhe PPSE-Swisscontact, sot, në...

Trepça fiton ndaj Prishtinës në gjysmëfinalen e parë

Trepça ka fituar ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Sigal Prishtinës me rezultat 87:81 (22:19, 21:20, 21:16, 23:26) Kevin Capers kishte 13 pikë, 4 kërcime e...

Lajmet e Fundit