11.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Haskuka: LDK-ja po ia jep edhe një shans PAN-it

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka vlerëson se, pas refuzimit të ofertës së VV-së nga LDK-ja, PAN-it po i jepet edhe një shans.

“Lista e përbashkët me dy kandidatë do të ishte garë pozitive. Garë për Kosovën e zhvilluar që do ta ndalte ikjen. Sikur të garonin Vjosa e Albini në një listë, nuk do të garonte as Kadria, as Ramushi, as Fatmiri”.

“Qytetari do të vendoste në mes të Vjosës dhe Albinit. Me përgjigjen e Isa Mustafës, PAN-it po i jepet edhe një shans”, shkruan Haskuka.

LDK-ja ka refuzuar propozimin e VV-së që gara mes Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit të zhvillohet në një listë zgjedhore./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Lajmet e Fundit