6.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Haskuka lut qytetarët e Prizrenit për kujdes nga erërat e forta

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka ka thënë se erëra të forta parashihet të ketë edhe në qytetin e Prizrenit.

“Sipas parashikimeve, në rajonin tonë parashihet të ketë erëra të forta gjatë orëve në vijim dhe për këtë arsye Drejtoria për Emergjencë dhe Siguri është në gatishmëri për çdo rast” ka shkruar Haskuka në Facebook.

Ai po ashtu kal lutur qytetarët e komunës të telefonojnë në Qendrën e Thirrjeve pa pagesë në rast të ndonjë emergjence.

“Luten qytetarët që të jenë vigjilentë dhe në rast të ndonjë emergjence të na njoftojnë në Qendrën e Thirrjeve tek numri pa pagesë 0800 19 200 apo në Viber dhe WhatsApp tek numri +383 45 119 200” ka shkruar Haskuka.

Më Shumë

Moti sot: Me rrebeshe shiu dhe shkarkime rrufesh

Të enjten mbi Kosovë parashihet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell.   Sipas Meteo Kosova, gjatë orëve të para...

Parashikohet rënie e temperaturave në javën e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se për javën e ardhshme parashihen ulje e temperaturave të vlerave ekstreme dhe reshje të shiut. E hëna...

Lajmet e Fundit