11.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Haskuka merr premtime për investime nga BE-ja

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka pritur përfaqësuesit e BE-së.

Postimi në Facebook

”Pas 5 vitesh ndërprerje të bashkëpunimit, zyra e BE-së në Kosovë është më se e interesuar përsëri për investime në Komunën tonë.

Në këtë takim u diskutuan nevojat në fusha të ndryshme: sundimi i ligjit, inspektimi i qendrës historike, themelimi i zyrës për qendrën historike dhe punën me nivelin qendror, në kuadër të kësaj zone. U dakorduam që të shikojmë mundësitë e bashkëpunimit në kuadër të fondeve IPA si dhe instrumenteve të ndryshme të BE-së në shërbim të kulturës,mjedisit dhe trashëgimisë në shërbim të zhvillimit ekonomik të Komunës së Prizrenit.

Me theks të veçantë u diskutua për investime të mundshme të BE-së për revitalizim të rrugës ”Marin Barleti” dhe kinemasë “Lumbardhi” si dhe për bashkëpunim në kandidaturën e mundshme të Prizrenit për programin “Kryeqyteti Kulturor Europian”, njofton në faqen e tij zyrtare kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka.

Më Shumë

Diplomon gjenerata e 59 e Policisë së Kosovës

Sot në sallën ‘1 Tetori‘ në Prishtinë diplomoi gjenerata e 59 e Policisë së Kosovës, në përbërje të komuniteteve të ndryshme. Këtë ceremoni solemne, me...

Hysni Temaj, luftëtari i lirisë që ia kthehu krenarin kombit

25 vjet nga rënia e dëshmorit Hysni Sylë Temaj Hysni Sylë Temaj, u lind më 15.11.1976 në fshatin Kushnin të Hasit, që shtrihet rrëzë maleve...

Lajmet e Fundit