12.8 C
Prizren
E martë, 23 Prill, 2024

Haskuka në Romajë: Ne u rritëm, sepse na u bashku populli

Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Prizreni, Mytaher Haskuka sot ka takuar banorët e fshatit Romajë. Gjatë këtij takimi, ishte i shoqëruar nga deputetë e Kuvendit të Kosovës, Dukagjin Gorani, Arbër Rexhaj, Drita Millaku.

“Neve na kanë akuzuar se nuk mundemi t’i kundërshtojmë marrëveshjet e nënshkruara, ne u rritëm, sepse na u bashkua populli. Gjithashtu na thoshin: ju jeni të njëjtë, por ne treguam se jemi të ndryshëm. Ne mund të punojmë ndryshe, përkundër asaj që po mundohen të na perçajnë e që populli mos ta përkrahë Lëvizjen Vetëvendosje! dhe si përfundim, ne me 22 tetor, jo vetëm në Prizren, por në shumë komuna të Kosovës, do të jemi të parët.” Tha Haskuka.

Më pas, Mytaher Haskuka shpalosi programin e tij 43 pkësh, duke treguar prioritetet e e programit të tij:
“Prioritetet tona do të jenë, përmirësimi i furnizimit me ujë të pijes, rregullimi i kanalizimit dhe i trotuareve, ndërsa për të rinjtë do të ndërtojmë fushë rekreacioni.

Shkollat do t’i pajisim me kabinete dhe salla sportive, ndërsa për nxënësit që kanë vështirësi në nxënie do të mbajmë orë shtesë, sikur që do të mbahen orët shtesë edhe për nxënësit që tregojnë talent në fushat përkatëse.

Migrimi nuk është zgjidhje e papunësisë së të rinjve, zgjidhja e vetme e papunësisë është prodhimtaria, dhe ne e kemi programin për zhvillim, ky program do t’i marrë ndërmarrësit e rinj me ide bisnesi dhe së bashku me ta do të kërkojmë persona që jetojnë në diasporë që ata të investojnë këtu.

Produktet tona mund të shiten edhe në Gjermani, por fillimisht duhet t’i kontaktojmë bizneset shqiptare në Evropë, që përmes tyre këto prodhime të shiten edhe tek të tjerët.Gjithashu do të themelojmë edhe tregjet lëvizëse në qytet dhe në disa fshatra, ku prodhimtarët do të kenë mundësi t’i shesin prodhimet vendore.”Kandidati për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka, në fund të këtij takimi, ftoi edhe një herë të pranishmit që të votohet Lëvizja Vetëvendosje!

Më Shumë

Lajmet e Fundit