11.8 C
Prizren
E martë, 23 Prill, 2024

Haskuka : Nuk jam përgjegjës për Spitalin e Prizrenit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, përmes një shkrimi të publikuar në faqen e tij zyrtare në Facebook ka dhënë disa sqarime në lidhje me ankesat e shumta të qytetarëve për shërbimet shëndetsore.

Ai ka thënë se Spitali i Prizrenit është në përgjegjësinë e Ministrisë së Shëndetësisë dhe se udhëhiqet vetëm nga Qeveria e Kosovës dhe jo nga Komuna e Prizrenit.

Ai ka treguar se fondi i performacës për shëndetësi në vlerë prej 538 mijë eurove, ende nuk është alokuar nga Qeveria.

“Në shumicën e postimeve lidhur me sukseset e Komunës së Prizrenit në shëndetësi, përkatësisht në Qendrat e Mjekësisë Familjare, vijnë komente për pakënaqësitë me Spitalin Regjional të Prizrenit, derisa edhe ankesat e qytetarëve në qendrën e thirrjeve “Alo Komuna” po ashtu kanë të bëjnë me Spitalin Regjional”, shkruan Haskuka në FB.

“Për hirë të informimit të drejtë të opinionit publik, dua të ritheksoj se Spitali i Prizrenit është në përgjegjësinë e Ministrisë së Shëndetësisë dhe udhëhiqet nga Qeveria e Kosovës, e jo nga Komuna e Prizrenit”.

“Komuna jonë edhe pse me buxhet më të limituar dhe me më pak personel mjekësor, ofron shërbime efikase të cilat në shumë raste do të duhej t’i bënte Spitali i Prizrenit. E gjithë kjo po bëhet edhe përkundër faktit që fondi i performacës për shëndetësi në vlerë prej 538,000 euro ende nuk është alokuar nga Qeveria”.

“Shërbimet shëndetësore që ofron Komuna, çdo ditë e më shumë po preferohen nga qytetarët dhe kjo mund të vërehet më së miri nëse bëhet krahasimi i gjashtëmujorit 2018-2019 ku ka rritje konstante”.

“Skriningu i gjirit përmes Echo-s është rritur për 79%, ndërsa mamografia është rritur për 187%. Që të dyja këto shërbime ofrohen pa pagesë për të gjitha gratë, me qëllim të diagnostifikimit të hershëm të kancerit të gjirit”.

“Pastaj numri i pacientëve në analizat laboratorike që janë me kosto shumë të ulët, është rritur për 44%. Kjo përveç tjerash tregon edhe rritjen e besueshmërisë në shëndetësinë primare të Komunës së Prizrenit, e cila po arrihet falë punës dhe përkushtimit tonë dhe të gjithë stafit mjekësor”.

“Së fundi, vetëm pak ditë më parë kemi ofruar edhe një mundësi për qytetarët që nuk mund të marrin shërbimet e rentgenit në Spitalin e Prizrenit shkaku i mosfunksionimit të aparatit të rentgenit aty. Tani e tutje edhe këtë shërbim qytetarët e komunës së Prizrenit mund ta kryejnë në Qendrën Kryesore të Mjeksisë Familjare”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

KPF-ja e rekomandon Kuvendin e Prizrenit që të bëjë bartjen e mjeteve për vitin 2024

Në mbledhjen e sotme të Komitetit për Politikë dhe Financa në Komunën e Prizrenit, u shqyrtua dhe diskutua pika e rendit të ditës lidhur...

Kurti vazhdon ta mbajë banesën 67 metërshe, deklaron 1.551 euro në bankë e kredinë deri në 2052-në

  Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit. Kreu i qeverisë ka deklaruar se pasuri të...

Lajmet e Fundit