11.8 C
Prizren
E martë, 23 Prill, 2024

Haskuka: OSHP-ja, organizata më e kriminalizuar

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka thënë se Organi Shqyrtues i Prokurimit, është organizata më e kriminalizuar në Kosovë.

Sipas tij, ky organ po e bllokon komunën e Prizrenit në çdo projekt.

Në Puls të KTV-së, Haskuka ka akuzuar OSHP-në se e ka bllokuar tenderin për pastrimin e qytetit.

“Pastrimi i qytetit të Prizrenit, ndahet në tre hapësira, varësisht nga zona gjeografike. Ne kemi filluar procesin në dhjetor të kaluar. E kemi ditur që kontrata skadon në mars dhe kemi marrë masa e kemi rritur numrin e rrugëve që pastrohet. Kemi kërkuar që edhe lagjet më periferike e rrugët të pastrohen. Është bërë shpallja e tenderit me aprovimin e buxhetit e tash jemi në qershor. Të gjitha kritikat që po na bën PDK-ja duhet me ia bë vetes sepse ne jemi të bllokuar në pastrim, në hartim të projekteve, menaxhimin e projekteve. Sepse OSHP-ja me ankesa banale e bllokon procesin”, ka thënë ai.

“Te pastrimi ka përfunduar procesi, ku fiton çmimi më i ulët. Kërkohet certifikata e lartë, sasia e automjeteve e të tjera. Aty nuk përcaktohet nga janë automjetet. Këta në fjalë i kanë në Preshevë dhe çmimi është më i ulët. 45 ditë i duhen analizë OSH-së për t’i analizuar katër oferta për çmim. OSHP është organizata më e kriminalizuar në Kosovë dhe merr apo ka të caktuara tarifa për të bllokuar një kontratë, për të pranauar ankesën apo për ta shqyrtuar ankesën. Duhet analizuar mirë nga Krimet Ekonomike. 45 ditë me e prit që me e pa verifikimin e çmimit”, ka thënë ai.

Sipas tij, “dikush po humb tallin” në zbritjen e çmimit për pastrim dhe për këtë po bllokohet procesi.

“Mendoj që në njërën anë OSHP-ja te bllokon e PDK-ja kritikon komunën për mospasterti. Qe 6 muaj po bëjmë vullnetarisht me mënyra alternative për pastrim”, ka shtuar ai.

Më Shumë

Moti sot: Me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell

Moti sot parashihet të jetë me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell. Pritet që lokalisht të ketë ndonjë reshje të izoluar shiu,...

Diplomon gjenerata e 59 e Policisë së Kosovës

Sot në sallën ‘1 Tetori‘ në Prishtinë diplomoi gjenerata e 59 e Policisë së Kosovës, në përbërje të komuniteteve të ndryshme. Këtë ceremoni solemne, me...

Lajmet e Fundit