7.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Haskuka përmend zgjedhjet e parakohshme në Prizren

Prizreni mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Kuvendi Komunal i Prizrenit do të shpërndahet nëse nuk e voton buxhetin për vitin 2020.

I pari i këtij qyteti, Mytaher Haskuka, ka ftuar kuvendarët që të votojnë buxhetin për të evituar shkuarjen në zgjedhje të parakohshme.

“Kërkoj nga asamblistët që të votojnë buxhetin dhe mos ta dëmtojnë Prizrenin. Sipas ligjit, kur asambleja komunale është jofunksionale qeveria mund ta shpërbëjë dhe të shpallen zgjedhje të parakohshme për asamblenë”, tha Haskuka, shkruan “PrizrenPress”.

Kryesuesi i i Kuvendit të Prizrenit, Artan Abrashi, ka caktuar për të enjtën vazhdimin e mbledhjes së Kuvendit.

Në këtë seancë është paraparë votimi i buxhetit për vitin 2020 dhe parashikimi për vitin 2021-2022.

Dy javë më parë seanca e votimit pati dështuar pas bojkotimit të partive opozitare.

Qeveria e Haskukës nuk i ka votat e mjaftueshme në Kuvend, pas prishjes së koalicionit me Nismën.

Por, pavarësisht mungesës së numrave, Haskuka kërkon votimin e buxhetit.

“Në të kaluarën Prizreni nuk ka marrë trajtim të duhur nga qeveritë dhe ka qenë i diskriminuar në shumë aspekte. Si shembull, investimet nga Ministria e Infrastrukturës në vitin 2019 kanë qenë më të ulëta për Prizrenin me vetëm 9 euro për kokë banori, derisa në Gjakovë investimet nga kjo ministri kanë shkuar deri në 150 euro për kokë banori”.

“Kjo nuk mund të vazhdojë, prandaj kërkoj nga asamblistët që të votojnë buxhetin dhe mos ta dëmtojnë Prizrenin”, tha Haskuka.

Kryetari i Nismës në Prizren, Zafir Berisha tha ndërkaq se kuvendarët e Nismës nuk do të votojnë buxhetin.

“Nuk kanë ndryshuar rrethanat”, tha shkurt për “PrizrenPress”.

Partia Demokratike e Kosovës(PDK) nuk ka vendosur se si do të veprojë në seancën e Kuvendit.
Shefi i GP-së, Simir Krasniqi tha se para mbledhjes, do të diskutojnë për këtë çështje.

“Nuk kemi vendosur. Do të dalim me një qëndrim, nesër”, tha Krasniqi. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Mbi 50 për qind të shqiptarëve të Shqipërisë nuk e kanë vizituar asnjëherë Kosovën

Në Barometrin e Euronews Albania, ku u bënë bashkë për herë të parë në një studim të përbashkët qytetarë në Shqipëri dhe në Kosovë,...

Sot votimi historik për anëtarësim të Kosovës në Këshill të Evropës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës sot me 2/3 e votave të të gjithë deputetëve të pranishëm nga të gjitha shtetet anëtare, do të...

Lajmet e Fundit