8.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Haskuka: Pronari i ‘Abi Çarshisë’ u zotua se vullnetarisht do të rrënojë objektin pa leje (Dokument)

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka thotë se pronari i Qendrës Tregtare “Abi Çarshia”, Irfan Fusha, vitin e kaluar ka deklaruar se vullnetarisht, do të rrënojë pjesën e objektit që është ndërtuar pa leje.

“Komuna në vitin 2018 ka reviduar lejen ndërtimore për të ndihmuar investitorin, por prapë një pjesë e ndërtimit është zhvilluar jashtë lejes ndërtimore”, tregon Haskuka.

“ Kur tejkalimet janë evidentuar vitin e kaluar, investitori ka deklaruar dhe ka nënshkruar procesverbalin e datës 27.08.2018, që vetë do të rrënojë pjesët e ndërtimit që janë jashtë lejes ndërtimore, shih deklaratën e nënshkruar nga investitori I.F”.

“ Pra, para një viti investitori deklaron se do të rrënojë vetë pjesën e ndërtimit pa leje në afat prej 30 ditësh, një vit kanë kaluar dhe asgjë”.

“Për rastin e shumëfolur, Komuna e Prizrenit ka ofruar gjithë mbështetjen institucionale që ndërtimi të bëhet sipas ligjeve në fuqi dhe planit urban të Prizrenit, por investitori në vazhdimësi nuk është përmbajtur lejes dhe deklarimeve”.

“Ligji nuk është si llastik”.

“Po një pjesë e politikanëve dhe e insitucioneve që do të duhej të punojnë për sundimin e ligjit, pikërisht e bëjnë të kundërtën, dalin në mbrojtje të shkelësve të ligjit dhe mundohen të bllokojnë Komunën e Prizrenit në implementimin e ligjit”.

“Ata po dojnë me vërtetu që në Kosovë “ligji është si llastuku”. Pra, që ligji aplikohet vetëm për të dobëtit e kur ligji nuk vlen për “të fortit”.

“Ata sikur po dojnë me e vërtetu propagandën Serbe që ne nuk kemi vetëdije shtetërore, prandaj nuk kemi as ligj e as shtet”.

“Por e vërteta është që në Komunën e Prizrenit “Ligji nuk është llastik’, përkundër bllokadave të minsitrisë dhe mungesës së mbështetjes të insitucioneve për sundimin e ligjit, ne gjithmonë do të implementojmë ligjin”.

“Falënderoj drejtorin Islam Thaqi që pa marrë parasysh, kërcënimet, shantazhet dhe bllokimin insitucional, ka vepruar në implementimin e ligjit. Komuna e Prizrenit gjithmonë do të veprojë në bazë të ligjit, ngase ne mendojmë që ligji nuk është llastik, të gjithë janë të njëjtë para tij”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Suharekë: Sot varroset personi që dyshohet se ka kryer vetëvrasje në shtëpinë e tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sdjeshme në Shirokë të Suharekës, dyshohet se një person i ka dhënë fund jetës së...

Sot votohet për shkarkimin e kryetarëve në katër komunat në veri

Sot në katër komunat në veri të vendit do të votohet për ose kundër shkarkimit të kryetarëve shqiptarë në këto komunat. Komunat që do të...

Lajmet e Fundit