4.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Haskuka: S’mund t’i japim askujt leje ndërtimi – ndaj Komunës janë bërë 3700 padi

Sonte në emisionin “Puls” të KTV-së, i ftuar ishte Mytaher Haskuka – kryetar i Komunës së Prizrenit, i cili foli për qeverisjen e tij në këtë komunë dhe me problemet e lëna nga qeverisja e kaluar me të cilat po përballet.

Haskuka, në fillim të emisionit, tha se momentalisht asnjë qytetari nuk mund t’i japë leje ndërtimi “pasi që gjykata e Prizrenit në fund të vitit 2016 e ka pezulluar planin zhvillimor të Prizrenit dhe të gjitha planet urbanistike të Prizrenit”.

“Arsyeja e këtij pezullimi të planeve zhvillimore nga gjykata është për shkak të 90 padive që Hekurudhat e Kosovës kanë bërë kundër Komunës së Prizrenit për shkak të keqpërdorimeve që kanë ndodhur në të kaluarën nga zyrtarët komunalë. Drejtoria e Urbanizimit ka dhënë leje ndërtimi më afër se 7 metra afër hekurudhave e cila është në kundërshtim me ligjin e hekurudhave”, ka thënë Haskuka, raporton Koha.net.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, tutje tha se janë bërë 3700 padi kundër Komunës së Prizrenit. “Nëse e shikojmë në të kaluarën, i bie se për çdo ditë janë hapur nga dy raste kundër komunës”, deklaroi ai.

“Nga këto 3700 padi, sipas një analize, 50 milionë euro po del që Komuna e Prizrenit ka borxhe. Fatmirësisht gjykatat punojnë ngadalë se në rast se këto lëndë ishin zgjidhur këtë vit, ne si Komunë do të falimentonim. Pra këtë gjendje na e kanë lënë ish qeverisja”, u shpreh Haskuka në “Puls”.

Sipas tij, borxhi në total i faturuar nga të gjitha drejtoritë në Komunën e Prizrenit është 3.3 milionë euro. Ai tha se shumë borxhe po na merren nga ana përmbaruesve me vendime të gjykatave. “Nuk e di kjo a po bëhet që të na pamundësohet puna, por deri më sot, 500 mijë euro i janë marrë Komunës nga përmbaruesit”, u shpreh kryetari i Komunës së Prizrenit.

Më Shumë

143 vjet nga beteja më e rëndësishme e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Muzeu Historik Kombëtar kujtoi sot 143-vjetorin e Betejës së Shtimes dhe Slivovës. Kjo konsiderohet si beteja më e rëndësishme që zhvilloi ushtria e Lidhjes Shqiptare...

Këta dy shokë krijuan lëkurën nga kaktusi dhe i shpëtuan jetën 1 miliardë kafshëve

Adrian dhe Marte, dy sipërmarrës me origjinë nga Meksika, kanë zhvilluar një 'lëkurë' vegane të quajtur "Desserto" nga Kaktusi. Ky material eco-friendly ngjan shumë me...

Lajmet e Fundit