11.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Haskuka solidarizohet me viktimat e Srebrenicës

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, është solidarizuar sot me viktimat e gjenocidit të Srebrenicës dhe anëtarëve të mbijetuar të familjeve të tyre.

Ai tha se gjenocidi në Bosnje është më e tmerrshmja në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

“Në “Marshin e paqes” u solidarizuam me viktimat e gjenocidit të Srebrenicës dhe anëtarëve të mbijetuar të familjeve të tyre”.

“Në Srebrenicë burrat dhe djemtë u ndanë prej grave, u çuan në fushat e vrasjeve dhe u qëlluan prapa kokës me duar të lidhura. Më pas ushtria serbe tentoi t’i zhdukte dëshmitë, duke i hedhur 8000 trupat në varreza masive. Gjenocidi në Bosnje është më e tmerrshmja në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore”.

“Akte të këtilla kriminale të nisura në Srebrenicë, për shkak se nuk u dënuan mjaftueshëm në Bosnje, ushtria serbe i përsëriti edhe në Kosovë, në Reçak, Obri, Krushë të Madhe e në vende tjera”.

“Që këto ngjarje të mos përsëriten, duhet t’i përkujtojmë dhe të mos i harrojmë, duke pasur parasysh se fare pak persona përgjegjës janë gjykuar për to dhe që Serbia nuk e ka pranuar fajësinë për këto masakra”.

“Të dihet, të mos harrohet!”
/PrizrenPress/

Më Shumë

Sonte Derbi i Madoninës: Fitorja shpall kampion Interin

Dy rivalët e përjetshëm të kampionatit Italian, Milani dhe Interi përballen me njëra-tjetrën në Derbin e Madoninës, mbrëmjen e kësaj të hëne, nga ku...

Serbia paraburgos mërgimtarin nga Hasi që e ndaloi dje, akuzohet për krime lufte

Policia serbe ka arrestuar një kosovar me pretendimet se i njëjti si ish-pjesëtar i UÇK-së, ka kryer krime luftë kundër popullatës serbe. Bëhet fjalë për...

Lajmet e Fundit