7.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Haskuka: Vetëvendosje! subjekti i vetëm në Prizren që zotimet i ka hedhur në letër

Lëvizja Vetëvendosje! në Prizren, aktivitetin e saj parazgjedhor, në orët e mbrëmjes, e ka vijuar duke takuar banorët e Lubizhdës.

“ Jemi i vetmi subjekt politik që zotimet tona i kemi hedhur në letër, sepse ne do të qeverisim me mendje e me zemër”, tha Haskuka.

“Më ka ardhur shumë keq që ta paraqes si zotim rregullimin e çështjes së ujit dhe të kanalizimit, duke përfshirë këtu edhe ndriçimin, sepse këto në shekullin e XXI nuk janë luks, por janë probleme të grumbulluara nga qeveritë e kaluara lokale të cilat kanë qeverisur me papërgjeshmëri të madhe dhe paraqesin një rrezik përmanent për banorët, sidomos për fëmijët”.

“Një nga zotimet e mia është edhe shujta ushqimore dhe qumësht falas për nxënësit deri në klasën e 5-të, hapja e laboratorëve të fizikës, kimisë dhe biologjisë, kabinete të muzikës”.

“Nxënësit do të kenë vizita sistematike mjekësore në shkolla, si dhe dollapë për nxënësit në çdo klasë, në mënyrë që atyre t’u lehtësohen çantat”.

“Të gjitha këto do të arrihen kur do t’i ndalim keqpërdorimet në Komunë”.

“Do të hapim Qendrën për ndërmarrësi dhe inovacion, ku të rinjtë do të kenë mundësi të fillojnë t’i zhvillojnë dhe t’i realizojnë kërkimet e tyre nëpërmjet teknologjisë, deri sa të bëhen të suksesshëm në fushën e tyre”.

“Një çështje me shumë rëndësi është edhe programi për zhvillimin ekonomik të Komunës së Prizrenit. Në mënyrë të vazhdueshme do të kemi konsulencë për investimet e diasporës, po ashtu do të kemi konsulencë edhe për zhvillimin e biznesplaneve, për aplikimin në grante ndërkombëtare, bashkëfinancim deri 10% për grante ndërkombëtare dhe subvencionim të pjesëmarrjes së bizneseve në panaire ndërkombëtare.”/PrizrenPress.com/

Më Shumë

Këta dy shokë krijuan lëkurën nga kaktusi dhe i shpëtuan jetën 1 miliardë kafshëve

Adrian dhe Marte, dy sipërmarrës me origjinë nga Meksika, kanë zhvilluar një 'lëkurë' vegane të quajtur "Desserto" nga Kaktusi. Ky material eco-friendly ngjan shumë me...

Sonte El Clasico — mund të përcaktohet titulli i kampionit

La Liga, një nga ligat më atraktive në futbollin evropian, vjen sonte me ndeshjen më të madh të këtij sezoni. Dy rivalët e përbetuar, Real...

Lajmet e Fundit