7.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Haskuka viziton familjen e Çlirim Malokut, i cili u rrah në Serbi

Kryetar i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka vizituar sot familjen e Çlirim Malokut, 19-vjeçari nga Kosova që ishte sulmuar fizikisht në Novi Sad të Serbisë.

Sipas Haskukës, familjarët e Çlirimit e kanë njoftuar se gjendja e tij është stabilizuar dhe se ai sot ka biseduar me babanë e tij, Kamberin.

Haskuka ka theksuar se rasti i Çlirimit dhe i një shokut të tij për fat të keq nuk është i pari por nuk do të jetë as i fundit.

Ai ka thënë se asnjëherë deri më tani nuk kanë reaguar institucionet qendrore në mbrojtje të qytetarëve tanë.

“Për dallim prej nesh, po të ndodhte një rast i tillë në Kosovë, ndaj një qytetari me origjinë serbe, me siguri shteti fqinj do të thirrte mbledhje të jashtëzakonshme Këshillit të Sigurimit në OKB”, ka shkruar Mytaher Haskuka në profilin e tij në Facebook.

Ky është postimi i plotë i Mytaher Haskukës:

“Sot vizitova familjen e Çlirimit (Maloku) i cili është sulmuar në Novi Sad vetëm pse ka folur shqip. Nga familjarët e kuptova se gjendja e tij është stabilizuar dhe sot ka biseduar me babain e tij Kamberin.

Ky nuk është sulmi i parë ndaj shqiptarëve në Serbi dhe fatkeqësisht nuk do të jetë as i fundit, ngase asnjëherë deri më tani nuk kanë reaguar institucionet qendrore në mbrojtje të qytetarëve tanë – një veprim që obligon me ligj përfaqësuesit e shtetit tonë në botë. Për dallim prej nesh, po të ndodhte një rast i tillë në Kosovë, ndaj një qytetari me origjinë serbe, me siguri shteti fqinj do të thirrte mbledhje të jashtëzakonshme Këshillit të Sigurimit në OKB.

Këto raste janë pasojë e mosndryshimit të politikave të Serbisë ndaj shqiptarëve dhe Kosovës. Në mungesë të reagimit intitucional shtetëror dhe vazhdimsisë së politikave hegjemoniste të Serbisë ndaj Kosovës ftoj qytetarët të shprehin mospajtimin e tyre ndaj këtij sulmi. Mënyra më e mirë e reagimit fillimisht është bojkoti i produkteve serbe.

Nëse nuk mbrohet dinjiteti ynë qytetar, rastet të tilla do të na përsëriten”, ka shkruar Haskuka./Telegrafi/

Më Shumë

Moti sot me temperatura deri në 30 gradë Celsius

Instituti Hidrometerologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme do të ketë mot kryesisht me diell. Sipas njoftimit të këtij instituti,...

Xhamia e Mlikës së Dragashit më e vjetër në Kosovë, besohet se u ndërtua nga një familje siriane

Xhamia e ndërtuar 735 vjet më parë në fshatin Mlikë të Komunës së Dragashit në jug të Kosovës është xhamia më e vjetër në...

Lajmet e Fundit