16.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Hatim Baxhaku: Mund të jem kandidat për kryetar të LDK-së në Prizren

Hatim Baxhaku nuk ka vendosur ende se a do të jetë kandidat për kryetar të LDK-së në Prizren.

Thotë se për këtë çështje do të deklarohet në Kuvend.

“Unë kam deklarua një herë se mund të jam kandidat”, tha Baxhaku për “PrizrenPress”.

“ Zyrtare nuk ka akoma asgjë”.

“Pasi të fillon procesi zgjedhor do të deklarohem zyrtarisht”.

Baxhaku në zgjedhjet e fundit lokale ka qenë kandidat i LDK-së për kryetar të Prizrenit.

Ai, nuk arriti të hyjë as në balotazh.

Baxhaku në dy mandate, ka qenë deputet i Kuvendit të Kosovës.

Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK) ka filluar procesin e brendshëm zgjedhor.

Deri më tash kandidaturat për kryetar të Degës së Prizrenit, kanë shpallur Driton Selmanaj dhe Anton Quni.

Aktualisht kryetar i kësaj dege është Haxhi Avdyli.

Ai, ka deklaruar se nuk do të rikandidojë për post politik./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Lajmet e Fundit