9.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Haxhi Avdyli me ekspertë të Ramadan Mujës

haxhi avdyli 2Zenel Ahmetaj që tetë muaj zëvendëson drejtorin e Drejtorisë së Ekonomisë dhe Financa në Prizren Mehmet Bytyç, i cili është suspenduar për shkak dyshimit për pedofili. Ai në këtë drejtori punon që nga paslufta si zyrtar financiar.

Ahmetaj për tetë muaj ‘mbulon’ mënyrën e shpenzimeve të buxhetit të Komunës së Prizrenit. Në kohën sa ka qenë në detyrë drejtori i Ekonomisë dhe Financave Mehmet Bytyç, në dy mandate të Qeverisë ‘Muja’, ai ka qenë i vetmi që ka arsyetuar mënyrën e shpenzimit të buxhetit të Komunës.

Të gjitha akuzat e partive opozitare në Prizren për shpenzim joracional të buxhetit të Komunës, Ahmetaj i ka kundërshtuar duke i quajtur si të pabazuara.

Ai, madje në tetor të vitit të kaluar i ka dalë në ‘mbrojtje’ Qeverisë së Ramadan Mujës për shpenzimin e 255 mijë erosh vetëm në qebapë. I ka arsyetuar edhe shpenzimet e tjera të drekave e darkave të zyrtarëve komunal.

Pavarësisht pozitës dhe qëndrimeve mbrojtës për shpenzimin e buxhetit të Komunës nga Qeveria ‘Muja’, kryetarit të LDK-së në Prizren, Haxhi Avdylit nuk i ka penguar që Zenel Ahmetajn të emërojë kryetar i Komisionit për Ekonomi dhe Buxhet të LDK-së.

Fidan Krasniqi është emëruar kryetar i Komisionit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Nexhat Bytyci në Komisionin për Infrastrukturë, Xhemal Kabashi në Komisionin për Kulturë dhe Turizëm,Basri Begaj në Komisionin për Gjeodezi dhe Katastër, Eshref Memaj në Komisionin për Çështje Sociale, Sadik Çoçaj në Komisionin për Arsim, Arsim Berisha në Komisionin për Shëndetësi, Sahit Ukaj në Komisionin për Shërbime Publike dhe Mjedis, dhe Bajram Duja në Komisioni për Sport. LDK-ja në Prizren,përveç kryetarëve, po ashtu ka zgjedhur edhe anëtarët e këtyre komisioneve.

Në mesin e këtyre anëtarëve po ashtu janë pjesë e Komunës së Prizrenit,të cilët punojnë si ekspert në drejtori të caktuara.

Kryetari i LDK-së, Haxhi Avdyli ka konfirmuar emrat e kryetarëve të komisioneve të ‘kabinetit’ të LDK-së në Prizren.

“Vetëm anëtarët e komisioneve nuk janë përfshirë të gjithë”, ka thënë Avdyli./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Vdes një infermierie në Malishevë

Ka ndërruar jetë, Sadije Thaçi, e cila për vitë të tëra shërbeu si infermiere në QKMF-Malishevë. E ndjera, para disa kohe kishte dal në pension. Sadije...

Real Madrid e mposht Barcelonën, blindon kreun e La Liga-s

Real Madrid e ka mposhtur sërish Barcelonën, duke e blinduar kreun e La Liga-s. Skuadra madrilene triumfoi me rezultat të ngushtë 3:2, me anglezin që...

Lajmet e Fundit