21.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Haziri i reagon VV’së: Nuk do të lejojmë kapje të re të Shtetit

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, po thotë se partia e tij nuk do të lejojë kapjen e re të Shtetit

Haziri ka shkruar në Facebook sr LDK’ja ka qenë gjithmonë gardiane e demokracisë, sado fragjile të ketë qenë ajo.

“Të jeni të sigurt se çkapja e shtetit, që është bërë si politike populliste në Kosovë, nuk ka me u leju me u zëvendësu me kapjen e re të shtetit”, ka shkruar Haziri.

Ai shton se sfida kryesore e qeverisë në ardhje është që të arrihet uniteti politik në Kuvendin e Republikës për temat e mëdha e me interes nacional.

“Nuk kemi komoditet që 11 vjet pas pavarësisë, të jetojmë pa stabilitet”, ka shkruar Haziri.

Ky reagim i Hazirit vjen pasi nënkryetari i Vetëvendosjes, Bislim Bislimi, sot ka paralajmëruar zhbërjen e vendimeve të Qeverisë na largim.

Po ashtu, ka thënë se edhe konkurset dhe rehatimet politike që po ndodhin në këtë kohë do të anulohen.

Ky paralajmërim vjen pasi Ministritë dhe agjencitë qeveritare kanë hapur vende të reja pune dhe kanë bërë avancime të stafit të tyre.

“Ata që keqpërdorin tranzicionin qeverisës, do të mbajnë përgjegjësi. Vendimet dhe emërimet e tyre do të zhbëhen”, ka paralajmëruar Bislimi

Më Shumë

Totaj priti në takim përfaqësuesit e Shoqërisë Kulturo-Artistike “Dogru yol”

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj priti sot përfaqësuesit e Shoqërisë Kulturo-Artistike “Dogru yol”, të këtij qyteti. Kjo shoqëri mban gjallë që 73 vjet...

Libri i pashkruar i Petro Markos

Nga: Lazër Stani Dy ose tri javë nuk e takova më Petron (Marko) edhe pse dilja pothuajse çdo mbrëmje nga Kafeneja e Gazetarëve. Nuk e...

Lajmet e Fundit