12.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Heshtja e Haskukës për keqpërdorimin e veturave zyrtare (Foto)

Kryetari i Prizrenit, Mytaher  Haskuka, nuk  ka komentuar keqpërdorimin e veturave zyrtare nga punonjësit  e tij.

Ai, ka preferuar  të heshtë.

Ndryshe nga herët e tjera, kryetari Haskuka, për këtë rast nuk ka shkruar  së paku një  fjalë, as në “Facebook”.

Ndërkaq, partitë opozitare kanë kërkuar nga Haskuka, që të ndalë keqpërdorimin e veturave të Komunës.

Keqpërdorimi i veturave zyrtare nuk ka të ndalur edhe në qeverisjen e kryetarit të ri të Prizrenit, Mytaher Haskuka.

Këtë e vërtetojnë fotografitë e bëra nga një lexues i “PrizrenPress”it.

Vetura zyrtare është parë në mbrëmje, në lagjen “Ortokoll” të Prizrenit./PrizrenPress.com/

 

 

 

 

Më Shumë

Rohde: Masakrat si kjo në Krushë të Madhe treguan se kishte ardhur koha për ndërhyrjen e NATO-s

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde tha se masakrat si kjo në Krushë të Madhe të Rahocecit, 25 vjet më parë ka treguar se...

25 vjet nga masakra në Krushë të Madhe dhe në tri fshatrat e Rahovecit

25 vjet më parë, konkretisht nga 25 deri më 27 mars 1999, në Krushë të Madhe nga forcat serbe janë masakruar 243 persona, ndërsa...

Lajmet e Fundit