Me vendim të Komunës së Prizrenit janë hequr disa kioska në këtë qytet, të cilat gjenden pranë sheshit “Shatërvan”.
Kioskat të cilat gjendeshin pranë urës së “Arasta” janë hequr sot gjatë ditës nga një kompani private me vendim të Komunës së Prizrenit, transmeton Telegrafi.
Merret vesh se pronarët e kioskave kanë kundërshtuar ashpër këtë veprim të komunës, por nuk kanë rezistuar në largimin e saj.