7.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Hodaj e Çoçaj përplasen në Kuvend

Në mbledhjen e sotme të Kuvendit të Prizrenit, në mes tjerash, kuvendari i LDK-së, Haziz Hodaj, ka folur rreth temës që kishte të bënte me vonesën e realizimit të projektit për ndërtimin e shkollës në fshatin Gjonaj. Ai iu drejtua drejtorit të arsimit, Nexhat Çoçaj, se nuk është e vërtetë që Haziz Hodaj, ka organizuar protesta 7 mujore të cilat kanë ndikuar që të vonohet realizimi i projektit, duke i’a përmendur emrin kuvendarit Hodaj si një nga shkaktarët e vonesës së projektit, e që një gjë e tillë është publikuar në portalin e Televizionit të Prizrenit dhe në edicionet informative.

Kuvendari Hodaj, kishte akuzuar pushtetin lokal për papërgjegjësi ndaj qytetarëve e posaçërisht fëmijëve të lokalitetit më të madh në Has.

Në anën tjetër, drejtori Çoçaj, para kuvendarëve sërish është justifikuar për vonesën e projektit, por tha publikisht se nuk i’a ka përmendur emrin “zotëri Hodajt”, në intervistën e zhvilluar për Televizionin e Prizrenit , duke thënë se një gjë e tillë mund të është nxjerrë nga konteksti.

Me poshtë ju sjellim deklaratën e sotme të drejtorit Çoçaj, si dhe intervistën me të ditën e martë, kur është trajtuar tema në fjalë. /TV Prizreni/

Më Shumë

Kurti për Asociacionin: Nuk bëj hapa që rrezikojnë Kosovën|

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në një intervistë në "Lajmet e fundit" tha se Kosova e ka një shancë të jashtëzakonshme për anëtarësim në...

Vjedhja e veturës në fshatin Damjan të Hasit: I mituri arrestohet pas aksidentit në Prizren

Një veturë është vjedhur mbrëmë në fshatin Damjan të Hasit tw Gjakovës. Pronari ka deklaruar se vetura ka qenë e parkuar në oborrin e shtëpisë. Ajo...

Lajmet e Fundit