13.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Hodhi mbeturinat inerte në natyrë, fillon procedura për kundërvajtje kundër një qytetari nga Prizreni

Drejtoria e Inspektorateve sot pas marrjes së informacionit nga një qytetar,  i cili denoncoi rastin për hedhjen e mbeturinave inerte në natyrë nga persona të papërgjegjshëm, që shkaktoi në krijimin e një deponie ilegale dhe ndotje të mjedisit, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka marrë masa të menjëhershme për ta gjetur personin në fjalë.

Rasti ka ndodhur në rrugën Prizren-Reçanë, ndërsa personi në fjalë është gjetur me shpejtësi dhe me këtë rast i është dërguar kërkesë Gjykatës Themelore të Prizrenit për fillimin e procedurave kundërvajtëse.

“Raste të tilla nuk do të tolerohen dhe Inspektorati komunal do të jetë i përkushtuar në vazhdimësi që t’i ndëshkojë keqbërësit”, thuhet nw komunikatwn e Komunws .

“Lusim qytetarët që t’i denoncojnë rastet e tilla në Qendrën e Thirrjeve tek numri pa pagesë 0800 19 200 apo në Viber dhe WhatsApp tek numri +38345119200, sepse vetëm në këtë mënyrë do të mund të rritet ndërgjegjësimi i qytetarëve për mbrojtjen e mjedisit”.

Më Shumë

Vdes në vendin e punës mërgimtari nga Malisheva

Nazmi Morina nga Lubizhda e Malishevës, ndërroi jetë një ditë më parë në vendin e tij të punës në Itali. Lajmi u bë i ditur...

Suharekë: Kontrollohen dy shtëpi, sekuestrohet arma

Në fshatin Nishor të Suharekës janë kontrolluar dy shtëpi të dy të dyshuarve, ku janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, 16 fishekë me gaz...

Lajmet e Fundit