13.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Hoti: LDK-ja t’i harron votat në Has

RamadanHoti-pdkPartia Demokratike e Kosovës (PDK) në Has është shprehur e revoltuar me qëndrimin e LDK-së, rreth formimit të komunave në Has.

Kryetari i Degës së PDK-së në Rogovë, Ramadan Hoti tha se populli i Hasit e në veçanti anëtarët dhe simpatizantët e Partisë Demokratike të Kosovës, janë të indinjuar me sjelljen dhe deklarimin e Shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së në Parlamentin e Republikës së Kosovës Ismet Beqiri, i cili në seancën e fundit “në mënyrë më poshtëruese për popullin e Hasit” u deklaruara kundër vullnetit të popullit në lidhje me miratimin e Ligjit për formimin e dy komunave atë në Rogovë dhe në Gjonaj të Hasit.

“E shohim të udhës, që për opinionin e gjerë ta bëjmë publike kërkesën tonë të vazhdueshme për komunën e Hasit, për të cilën kërkesë vazhdimisht na është premtuar nga të gjitha subjektet politike pa përjashtim, dhe asnjëherë në të kaluarën ata të cilët sot po e kundërshtojnë një vendim të tillë nuk e panë të udhës që ta bëjnë realitet dëshirën dhe vullnetin e popullit të Hasit. Këtë kërkesë e bëri realitet Kryeministri i Republikës së Kosovës z. Hashim Thaçi, ndërkaq partitë tjera që na premtuan jo vetëm se nuk e përkrahën, por me cinizëm të pa shoq dhe me “kuti” antipopull e denoncuan vendimin e Qeverisë së Kosovës në Gjykatën Kushtetuese. A thua pse? Sepse nuk pati guxim LDK-ja ta pranojë një realitet historik, apo pse ajo vet nuk e bëri këtë veprim, pas aq shumë premtimeve që i dha popullit të Hasit përmes ish -kryetarit të Prizrenit Eqrem Kryeziut e shumë të tjerëve”, tha Hoti.

“I nderuari Shef i Grupit Parlamentar të LDK-së, Beqiri me bashkëpunëtorët tuaj, me çfarë të drejtë do të kërkoni votën e hasjanëve, kur ju dilni haptazi kundër vullnetit dhe kërkesës sublime të tyre?”, pyet Hoti.

Sipas tij, Hasi në të kaluarën ka dhënë burrështetas që e nderuan kombin në të gjitha sferat e jetës. ”Hasi ka dhën kontribut në fushën e luftës dhe të traditës së shtetformimit është figura madhe e kombit nga Hasi i madhi Skënderbe, themelues i gjuhës Pjetër Bogdani, dhe së fundi Hasi ishte porta e lirisë së Kosovës, andaj nuk e kemi merituar ne si hasjanë një përbuzje dhe një pengim të zhvillimit të kësaj treve”, tha Hoti.

“Qëllimin e pengesës mund ta imagjinojmë se i keni bërë llogaritë me gjuhën e votave, por populli i Hasit më në fund do ta kuptojë dhe pamëshirshëm do t’i ndëshkojë të gjithë ata që u përpoqën ta ndalojnë bërjen realitet të funksionimit të komunave në Has”, tha Hoti.

Sipas tij, Hasi ka qenë dhe do të mbetet djep i kulturës kombëtare. “Andaj të gjitha ata që e ngrenë gishtin kundër këtij vendi të mendojnë se janë duke e ngritur gishtin kundër vetvetes”, tha Hoti. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Lajmet e Fundit