13.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Hoxha publikon ofertën për Degën e LDK-së në Prizren

Ridvan Hoxha LDKKandidati për kryetar të LDK-së në Prizren, Ridvan Hoxha ka publikuar ofertën e tij politike për stabilizimin e kësaj dege. Ai ka ftuar delegatët që në Kuvendin Zgjedhor të dalin me të organizuar pët të forcuar Dëgën e LDK-së në këtë qytet.

“Të respektuar delegatë, kuvendarë ,veprimtarë e adhurues të LDK-së, të gjithë pajtohemi se Dega e LDK – së në Prizren, nga ky kuvend zgjedhor duhet të dal më e organizuar, unike dhe mbi të gjitha më e fuqishme, sepse Prizreni para vetes ka shumë sfida, ndërsa qytetarët e tij besojnë se vetëm me LDK – në, e ardhmja e tyre është më e mirë, më e sigurt”, shkruan Hoxha në Facebook.

“Duke u bazuar në përvojën time politike, organizative dhe vullnetin për të punuar fortë në të mirë të LDK – së, mbi të gjitha i bindur se brenda anëtarësisë, strukturave dhe kuvendarëve të këtij kuvendi zgjedhor e kam mbështetjen e për ta udhëhequr dhe fuqizuar LDK në Prizren, zyrtarisht me datë 28.12.2014 para kuvendit do të paraqes kandidaturën t’ime për Kryetar të Degës së LDK – së në Prizren, ngase s’ bashku LDK – në në Prizren do ta fuqizojmë dhe ajo do të dal fituese në sfiden e radhes në zgjedhjet e jashtëzakonshme”.

Oferta

Në rrethanat politike dhe organizative në te cilat ndodhet aktualisht Dega e LDK-së në Prizren, pas konsultimeve, bashkëbisedimeve me bashkëpartiakë, miq dhe simpatizantë të LDK-së në Prizren, pervojës personale politike, udhëheqëse e organizative, jam përcaktuar të kandidoj për Kryetar të Degës së LDK-së në Prizren.

Vendimi i kanditaturës sime, nuk është vetëm pjesë e angazhimeve dhe interesimeve personale, por si nevojë e përmirësimit të gjendjes së vështirë organizative dhe politike , ngase pas vitit 2009-2010 ka humbur besimi i anëtarësisë dhe simpatizantëve të shumtë në strukturën aktuale udhëheqëse të Degës së LDK-së në Prizren, një kohë relativisht të gjatë, ku LDK në Komunën e Prizrenit i humbi zgjedhjet në nivel komunal dhe po humb edhe më tej terren politik në raport me forcat tjera politike të cilat veprojnë në territorin e Komunës së Prizrenit.
Pretendimi im për t’u zgjedhur Kryetar i Degës së LDK-së në Prizren, është në shërbim të domosdoshmërisë për ndryshime të thella dhe të shpejta në Degën e LDK-së në Prizren, me qëllim që kjo degë të riorganizohet , fuqizohet, të ecë në hap me ndryshimet politike në vend, dhe mbi të gjitha të rifitojë besimin e qytetarëve të Prizrenit, të kthehet në parti të parë në Prizren, dhe të jetë partia fituese dhe vendimmarrëse në zgjedhjet e ardhshme lokale dhe për Kryetar Komune.
Oferta ime politike si pretendent per kandidat te mundshme për Kryetar të Degës së LDK-së në Prizren, mbështetet në vlerat themelore për të cilat punoi LDK-ja që nga formimi i saj dhe është dizajnuar për të qenë gjithëpërfshirëse, konkurruese, në shërbim të ecjes më të shpejtë dhe më të sigurtë, për të ardhmen politike dhe organizative të Degës së LDK-së në Prizren.

Kjo ofertë është reformuese dhe fituese, prej së cilës strukturat e partisë por edhe anëtarësia e gjerë do të kenë më shumë fuqi vendimmarrëse, qasje në politikat e partisë, zëri i tyre do të dëgjohet e respektohet, thënë ndryshe do të ofroj transparencë të plotë, llogaridhënie dhe vendimmarrje gjithëpërfshirëse, pikërisht ofroj atë që i ka munguar Degës së LDK-së në Prizren.

Oferta ime politike mbështetet në forcë dhe vullnetin e anëtarësisë së gjërë të LDK-së, për ta bërë ndryshimin e shumëpritur në Prizren, që ne të jemi forca e parë politike në nivel komune. Përfundimisht, simpatizantët, miqtë dhe të gjithë ata që mendojnë ndryshe nga partia në pushtet në Prizren, të mos vazhdojnë të jenë të kërcënuar, shantazhuar, të dëbuar nga puna njëanshëm, siç ka ndodhur në këto vitet të sundimit nga PDK-ja.
Përmes kësaj oferte politike, unë, si kandidat për Kryetar të Degës së LDK-së dhe ekipi im, nëse na jepet besimi në Kuvendin e VIII- të , të Degës, garantojmë:

– Reformim të plotë, të shpejtë dhe transparent të Degës së LDK-së në Prizren, në aspektin organizativ, kadrovik ( burime njerëzore ), mbështetjes teknike, kushteve të punës.
– Bazë e vlerësimit dhe avancimit në strukturat e ndryshme partiake dhe në ato institucionale do të jenë meritokracia dhe mbi të gjitha fuqia e votës, duke filluar nga nëndegët e strukturat e tjera të degës, të cilat gjithashtu besojmë se do të reformohen në procesin zgjedhor të shtatorit.

– Forcimin dhe mobilizimin e strukturave të saja aktuale, me element të ri, të përgatitur profesionalisht, të vullnetshëm për punë, me vizion të qartë për një LDK që garanton Prizren të zhvilluar në të gjitha drejtimet, ku në fokus do të jenë të rinjtë e Komunës së Prizrenit.

– Transparenca, lloagridhënia dhe vendimmarrja, do të jenë në fokus të strukturave të partisë.
Ne garantojmë se bashkëbisedimit,ballafaqimi, mendimi ndryshe, debati…do të jenë instrumente të cilat do shërbejnë në jetën e përditshme politike të LDK-së, përkatësisht në vendimmarrje dhe politikat e saja.

Vendimmarrja do të jetë rezultat i konsultimit me strukturat e partisë, anëtaresinë ,qytetarët , shoqërinë civile dhe grupet e interesit.

Puna ekipore do të jetë në qendër të zhvillimeve dhe politikëbërjes në Degën e LDK-së në Prizren, rrjedhimisht do të ketë shpërndarje të obligimeve dhe përgjegjësive për secilin organ dhe individ të partisë.
Lidershipi i partisë, gjithmonë do të mbështet idetë e reja, novatore dhe të tjera, në interes të zhvillimit të kapaciteteve brendapartiake dhe të interesimeve të qytetarëve në pergjithësi.
Të gjithë idetë dhe interesimet novatore, do të jenë pjesë e Programit Zgjedhor dhe qeverisës të LDK-së në nivelin komunal.

Zgjedhja e kandidaturave për të gjitha strukturat në nivel dege, do të jenë transparente, në mesin e më shumë alternativave- konkuruesve.
Politikëbërja për të gjitha interesimet e qytetarëve do të bashkërendohet dhe koordinohet me shoqërinë civile, grupet e interesit dhe të tjerë.
Planifikimi i veprimit

1. Përmes rregulloreve të brendshme të punës, kryesia, nënkryetarët dhe sekretaria e Degës, do ta kenë qartë të përcaktuar –dizajnuar fushëveprimin, kompetencat dhe përgjegjësitë e tyre, detyrat dhe obligimet konkrete.

2. Një nga politikat e rritjes së përgjegjësisë dhe efikasitetit të Degës mbetet riorganizimi i saj sipas modelit rajonalizues ( të gjitha nëndegët e Rajonit formojnë një RAJON : Prizreni I, II, Hasi, Anadrinia, Korisha…). Të gjitha këto nëndegë-rajone do të kenë se paku nga një përfaqësues dhe Kryesinë e Degës ( sipas kriterit të votave ), një nënkryetar në nivel dege.

3. Në qendër të vendimmarrjes do të jetë Këshilli Drejtues i Degës. Në mbledhjet e Këshillit do të trajtohen të gjitha interesimet e anëtarëve të tij. Përbërja e Këshillit drejtues do të jetë nga të gjitha strukturat e Degës së LDK-së ( Kryesia , Kryesia e dy forumeve, si dhe kryetarët e nëndegëve ).

4. Kryetarët e nëndegëve do të jenë vazhdimisht të konsultuar për politikat e Degës dhe vendimmarrje konkrete. Do të jenë të ftuar në takime bashkëbisedimi, së paku 12 herë në vit ( ose nje herë në muaj ). Për koordinimin e punëve me degët do të ketë të autorizuar të veçantë.

5. Forumi Rinor do të jetë organ i merituar, do të zhvillojë aktivetet në përputhje me programin e tij, sipas nevojës do të caktohet koordinator i veçantë në mes të Kryesisë, Degës dhe Forumit. Fuqizimi i forumit planifikohet përmes pjesëmarrjes si anëtar i Kryesisë por Kryetarit edhe të dy anëtarëve të tjerë .Gjithashtu, të propozuar nga forumi do të kenë kuota ( numër ) të respektuar edhe në listat zgjedhore në nivel komunal dhe në institucionet e qeverisjes lokale. Edhe Forumi i Rinisë duhet të kalojë nëpër një proces të fuqizimit, duke u hapur për të rinjtë e interesuar që janë në numër të madh.

6. Forumi i Gruas gjithashtu do të fuqizohet në vendimmarrjet e Degës, përmes marrjes së përgjegjësive në institucionet e qeverisjes vendore dhe atyre në nivel vendi. Edhe Forumi i Gruas në Prizren duhet të kalojë në një proces të fuqizimit duke u hapur për kuadro të reja.

7. Do ta formojmë Forumin e Veteranëve “ FVV” të LDK-së, prej vitit 1990 ( kryetari të jetë anëtar nderi i Kryesisë së Degës ). Ky Forum do të ketë rol këshillues për Degën, secilën herë kur të merret ndonjë vendim me rëndësi.

8. Asnjë anëtar- strukturë e Degës, nuk mund të jenë bartës të shumë funksioneve partiake. Rrjedhimisht, do të ketë shpërndarje të përgjegjësive dhe detyrave.

9. Rendi shtëpiak në Degë, duke përfshirë zyrën e partisë, komunikimin me mediat, bashkëpunimin me partitë e tjera politike, me shoqërinë civile dhe ofrimin e shërbimeve për strukturat, anëtarësinë dhe qytetarët e tjerë do të ridizajnohen dhe respektohen.

10. Grupi i këshilltarëve Komunal nga LDK, do të jenë kompetent dhe përgjegjës për implementimin e politikave të LDK-së në Kuvendin Komunal. Bashkëpunimi Kryesi- Grupi i Kuvendarëve, do të jetë i vazhdueshëm. Kryetari i grupit të kuvendarëve do të jetë njëkohësisht edhe anëtar i Kryesisë së Degës ( me automatizëm ).

11. Të dhënat për strukturat, anëtarësinë e degës…databaza ( afati deri në dhjetor 2014 )

12. Komunikimi-bashkëpunimi me qytetarët dhe me opinionin e gjerë ( faqja zyrtare e LDK-së, takimet ballore, konferencat për shtyp, deklarimet publike…).

13. Bashkëpunimi me mjetet e informimit ( modalitetet e ndryshme ).

14. Përmes tërë këtij procesi do t’i hapim rrugë kuadrove të reja në LDK, të cilat brenda një periudhe të shkurtër do të jenë të aftë për lidership të ri të Degës së LDK-së, dhe brenda këtij lidershipi të ri do të kërkohet edhe lideri i ri i Degës ( në të kaluarën fare nuk është menduar për të ardhmen e Degës së LDK-së ).

15. Komunikimi i vazhdueshëm me partitë opozitare në Prizren, dhe vendosja e një bashkëpunimi të shëndoshë, me qëllim të krijimit të aleatëve për udhëheqje të përbashkët pas zgjedhjeve sepse Prizreni është vështirë të udhëhiqet pa koalicione.

16. Komunikimi i vazhdueshëm me shoqërinë civile, të cilës do t’i garantohet pjesëmarrja sipas ligjit në vendimmarje. Shoqëria Civile është një deteminant përcaktuese për qeverisje të mirë, por edhe e respektueshme në opinion, prandaj edhe duhet ta meritojë respektin e LDK-së.
17. Përfaqësimi i Partisë- Degës në nivel qendror ( në struktura partiake dhe qeverisëse –ekzekutive sipas kriterit të votës ).

18. Në ndërkohë do të shqyrtohen dhe do të ndërmerren tjera veprime- aktivitete, varësisht prej nevojave të përditshme…
Ju falemnderit!

Më Shumë

Nga 1 prilli nëse nuk e pastron baltën nga mjeti, gjoba do të jetë 1 mijë euro

Në fillim të prillit pritet të fuqizohet Ligji i ri për rregullat në trafik. Kështu, parashihen gjoba të ashpra ndaj shkelësve. Iniciuesit e këtij ligji...

Memorandum për rritje ekonomike dhe inovacion në Komunën e Prizrenit

Kryetari Shaqir Totaj ka nënshkruar sot Memorandum Bashkëpunimi me OJQ “Agjencia për Zhvillim Rajonal Jug” (AZHR Jug). Ky memorandum synon të zbatohet për politikat e...

Lajmet e Fundit