10.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Hoxhaj garanton: Fitorja është e Vatajt

Hoxhaj-grejkocNënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, i shoqëruar nga kandidati i për kryetar të Komunës së Therandës, Ramë Vataj, zhvilluan një takim elektoral me banorët e fshatit Grejkoc, ku kërkuan votën për listën zgjedhore të PDK-së, ndërsa shpalosën edhe pjesë nga platforma zgjedhore e kësaj partie “Theranda Evropiane”.

Hoxhaj ka thënë se PDK-ja është parti e madhe, e cila i ka prirë Kosovës nëpër procese historike, prandaj edhe qytetarët kanë besim të plotë në të. “PDK-ja është parti e madhe në nivel të Kosovës, sikurse është parti e madhe edhe në Therandë. Prandaj, unë po e shoh që fitorja e PDK-së në Therandë do nisë këtu në Grejkoc”, ka thënë Hoxhaj, duke shtuar se fitorja e Ramë Vatajt në Therandë nuk ka alternativë. “Ju garantoj se në zgjedhjet e 3 nëntorit fitorja është e Ramë Vatajt”, ka thënë Hoxhaj.

Duke e shpalosur programin qeverisës për katër vitet e ardhshme, Ramë Vataj, ka thënë para banorëve të Grejkocit se synim i qeverisjes së tij do të jetë afrimi i njerëzve mes vete, duke iu ofruar atyre lidhje përmes rregullimit të rrugëve dhe infrastrukturës rrugore.

Ai premtoj se në mandatin e tij do të rregullohet rruga nga Budakova që lidhet me fshatin Grejkoc dhe shkon për në Korishë të Prizrenit. Po ashtu, Vataj premtoi edhe rregullimin e rrjetit të ujësjellësit për fshatin Grejkoc, i cili, sipas tij, është punuar keq nga qeveria aktuale, dhe, siç tha ai, është shkatërruar plotësisht qysh në ditën e inaugurimit.

“Ne jemi një shtet i ri dhe po synojmë të hyjmë në Evropë, dhe për të hyrë në Evropë ne duhet t’i kemi të plotësuara kushtet elementare, duke u nisur nga infrastruktura rrugore, rrjeti i kanalizimeve, ujësjellësi, ndriçimi publik, menaxhimi i deponive të mbeturinave etj. Dhe këto standarde evropiane janë agjendë politike e PDK-së, si në nivelin qendror, ashtu edhe në Therandë ”, ka thënë Vataj.

Më Shumë

Mbi 50 për qind të shqiptarëve të Shqipërisë nuk e kanë vizituar asnjëherë Kosovën

Në Barometrin e Euronews Albania, ku u bënë bashkë për herë të parë në një studim të përbashkët qytetarë në Shqipëri dhe në Kosovë,...

69 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

69 aksidente trafiku kanë ndodhur në 24 orët e fundit në vendin tonë. 27 nga këto aksidente janë me të lënduar, ndërkaq 42 me dëme...

Lajmet e Fundit