7.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Hoxhaj: Kosova dhe Ballkani presin më shumë nga BE-ja

Enver HoxhajjMinistri Enver Hoxhaj, gjatë një interviste për radion nacionale gjermane Deutschlandfunk, ka deklaruar se rajoni i Ballkanit Perëndimor ka nevojë për më shumë vëmendje dhe mbështetje nga BE.

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë një interviste për radion nacionale gjermane Deutschlandfunk, ka deklaruar se rajoni i Ballkanit Perëndimor ka nevojë për më shumë vëmendje dhe mbështetje nga BE-ja në raport me ndërmjetësimin e disa prej çështjeve të hapura ndërmjet vendeve dhe të ndihmës ekonomike.

Duke folur për Konferencën e Berlinit për Ballkanin dhe rolin e ri të Gjermanisë në këtë drejtim, Hoxhaj ka thënë se kjo përbën një kapitull të ri në historinë e Ballkanit edhe për faktin që rajoni po kalon një periudhë paqeje, pas një kohe të gjatë.

“Ky rajon nuk është më vend i krizave dhe për vendet tona nuk ka alternativa tjera pos Evropës. Kosova dhe vendet e tjera në rajon presin një dinamikë të re dhe drejtim të ri me BE-në. BE-ja dhe shtetet anëtare kanë arritur që t’i transformojnë shtetet dhe shoqëritë në rajon dhe të sigurojnë paqe, dhe në të njëjtën kohë ende ka çështje të hapura ndërmjet vendeve të rajonit. Kemi dialogun dhe përpjekjen për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, çështjen e emrit ndërmjet Shkupit dhe Athinës dhe ndarjet etnike në Bosnjë. Fatmirësisht, Kosova përbën një lajm të mirë në drejtim dhe dialogu me Serbinë mund të merret edhe si shembull nga dy rastet tjera si duhet të adresuar çështjet e hapura”, tha theksuar ministri Hoxhaj, gjatë intervistës për Deutschlandfunk.

Sa i përket Kosovës dhe raporteve me BE-në, Hoxhaj tha se mos njohja nga pesë vendet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën, tregon se vendet njohëse duhet të bëjnë më shumë presion për njohje, në mënyrë që BE-ja të jetë më e fuqishme ndaj Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor.

“Jam shumë i sigurt se nuk do të merr kohë që disa nga këto vende të marrin vendimin për njohje. Ne kemi arritur MSA-në si hapi i parë në rrugën drejt integrimit”, tha ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, i shoqëruar nga ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj dhe ministri i Financave, Besim Beqaj, po përfaqësojnë Kosovën në Samitin e Ballkanit Perëndimor në Berlin, nikoqir i të cilit është kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Më Shumë

“Krizë” për Vjosa Osmanin: Veç 1 mijë e 168 euro në bankë

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka publikuar regjistrat e deklarimit të pasurisë. Në mesin e personave zyrtarë që kanë deklaruar pasurinë janë edhe krerët e...

AKP-ja shpall për shitje 26 asete, 3 lokale në Prizren

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka mbajtur të mërkurën ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve përmes Likuidimit nr. 65, e cila përmban 26...

Lajmet e Fundit