7.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Hynë në fazën përfundimtare dezinsektimi në Suharekë

Malisheva-dezenfiktimi rriqraveKomuna e Suharekës ka arritë në fazën përfundimtare të dezinsektimit të fushave dhe maleve.

Shefi i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenjës Sociale, Shaqir Mala,tha se dezinsektimi është bërë si masë mbrojtëse nga pickimi i rriqrave që janë shkaktarë të etheve hemorragjike edhe në komunën e Suharekës.“Dezinsektimi është bërë në të gjitha fushat dhe malet e teritorit të Suharekës”, tha Mala.

Sipas tij, ky aksion, ka arritur në fazën përfundimtare, pasi që kanë mbetur pa u spërkatur edhe fshatrat Mushtisht, Delloc, Sopijë, Dubravë etj.
Për realizimin e fushatës, MPMS-ja ka ndarë rreth 150 mijë euro për territorin e Regjionit të Prizrenit. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Universiteti “Ukshin Hoti” arrin marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Karamanoglu Mehmetbey nga Turqia

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren dhe Universiteti Karamano?lu Mehmetbey nga Turqia, sot kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi. Siç bëhet e ditur sipas njoftimit, marrëveshja është...

Mbi 2 mijë patentë shofer të konfiskuar për tre muaj: Mbi 5 mijë shoferëve u janë vendosur pikët negative

Policia e Kosovës ka njoftuar se përgjatë periudhës kohore Janar – Mars të vitit 2024, 2mijë e 223 shoferëve u është konfiskuar patentë shoferi. Derisa...

Lajmet e Fundit