7.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Identifikohen 110 pika të rrezikshme për sigurinë e prizrenasve

Autoritetet lokale të Prizrenit kanë bërë të ditur se kanë identifikuar mbi 110 pika në territorin e Komunës, që mund të paraqesin rrezik për sigurinë e qytetarëve.

Këto rreziqe të identifikuara kanë të bëjnë me strukturën e paqëndrueshme të ndërtesave të vjetra, pastaj gropa të ndryshme, rrëshqitje të dheut e rënie të gurëve, etj, shkruan sot “Koha Ditore”.

Sipas tyre tani po shqyrtohen mundësitë që së bashku edhe me organet e tjera që kanë përgjegjësi ligjore të intervenohet në këto raste.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, gjatë raportimit për punën 100-ditore të Qeverisë komunale ka theksuar se Drejtoria e Emergjencave dhe Sigurisë ka ndërmarrë një aksion për identifikimin e rreziqeve, që u kanosen qytetarëve të Komunës së Prizrenit.

“Së bashku me zjarrfikësit kemi identifikuar 61 raste ose 61 vende ku rrezikohen qytetarët dhe 52 raste të tjera janë identifikuar së bashku me Inspektoratin komunal. Pra në total janë identifikuar 113 vende ku qytetarëve mund t’u kanoset rreziku. Këto mund të jenë ndërtesa të vjetra, gropa, rrëshqitje të dheut ose të ngjashme”, ka thënë Haskuka…

Më Shumë

Sot moti me diell, temperaturat deri në 26 gradë Celsius

Moti sot në Kosovë parashikohet të jetë me diell dhe po ashtu edhe me vranësira. Siç bën të ditur Meteo Kosova, era do fryjë kryesisht...

Kush është 29-vjeçarja shqiptare që përplasi për vdekje vëlla e motër në Kroaci!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Koraci dy ditë më parë, ku si pasojë e një aksidenti humbën jetën vëlla e motër, 21...

Lajmet e Fundit