16.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Iftari në Prizren / Haradinaj: Turqit e Kosovës janë bashkudhëtarët tanë nëpër shekuj

Kryeministri Ramush Haradinaj ka deklaruar se shqiptarët paraqesin shembullin më unik në botë ngase vetë përkasin në fe, rite e tarikate të ndryshme, por ata kanë një gjuhë dhe një atdhe dhe kurdoherë i kanë respektuar të tjerët.

Ai sonte ishte i ftuar për të ngërnë iftar në qytetin e Prizrenit, së bashku me
ministrin Mahir Yagcilar, i cili vjen nga rradhët e komunitetit turk.

“Shqiptarët paraqesin shembullin më unik në botë ngase vetë përkasin në fe, rite e tarikate të ndryshme, por ata kanë një gjuhë dhe një Atdhe dhe kurdoherë i kanë respektuar të tjerët.” shkroi Haradinaj

Haradinaj gjithashtu tregon se ftesën për iftar e morri nga ministri Yagcilar, “…isha i nderuar me ftesën e ministrit Mahir Yagcilar në Prizren, që të bëjmë iftar së bashku dhe të ndajmë të mirat e Zotit me plot respekt, siç kemi bërë gjithmonë në Kosovë.”

Ai gjithashtu uroi besimtarët për muajin e Ramazanit.

“Turqit e Kosovës janë bashkudhëtarët tanë nëpër shekuj dhe ne i çmojmë si vlerë e shtuar e Atdheut. Të gjithë ju që agjëroni, Zoti ua shtoftë të mirat, forcën e shpirtit dhe mendjes, në shërbim të njëri tjetrit dhe lirisë që e fituam me shumë mund. Paçi agjërim të lehtë dhe të pranuar!”. shkroi Haradinaj në rrjetin social Facebook.

Më Shumë

243 drunj në nderim të 243 të vrarëve në Krushë të Madhe

Shpimi i tokës duket jo i lehtë. Megjithatë në të po vendoset një dru dekorativ. Në parkun para shkollës fillore “Bajram Curri” në Krushë të Madhe...

Dhimbja

Skënder Berisha Nganjëherë më ngjan se nuk e njoh Pas bredhjeve vjen në tjetër trajtë E lyer me tjera ngjyra Si blerim i shkrryer Si dritë e errësuar Që përvidhet...

Lajmet e Fundit