12.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

U inaugurua rruga në Vërmicë

perurimne vermicËshtë përuruar sot zgjerimi i rrugës në Vërmicë, pikëkalimin kufitar midis Kosovës e Shqipërisë, i cili pas ndërtimit të autostradës në të dy anët përbënte fyt të ngushtë për frekuencën aktuale.

Duke bërë hapjen e kësaj rruge, kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi tha se zgjerimi u bë në kuadër të menaxhimit të integruar të kufijve, që po ndodh këtu, por edhe në të gjitha pikat kufitare të Republikës së Kosovës.

Ne kemi bërë një investim modest, por jashtëzakonisht bashkëkohor, për të lehtësuar qarkullimin e njerëzve sa më tepër që është e mundur. Prandaj, unë kam besim të plotë se edhe ky investim do të ndikojë jashtëzakonisht shumë për lëvizjen sa më të shpejtë të qytetarëve nga Kosova për në Shqipëri.

Ai shfaqi shpresën se edhe ky investim do ta lehtësojë edhe më tepër rrugën tonë, dhe në një të ardhshme shumë të afërt të mos ketë fare pika kufitare mes Kosovës dhe Shqipërisë. Në këtë mënyrë do të jetojmë në një hapësirë evropiane në territorin tonë, që të mos ketë fare pengesa të tilla kufitare, por të gjithë njerëzit të lëvizin lirshëm, edhe mallrat, që do të jetë në interes të shteteve tona, në interes të njerëzve, si dhe në interes të vlerave euroatlantike.

Në ceremoninë e përurimit të zgjerimit të rrugës në pikën e kalimit kufitar në Vërmicë, kryeministri shoqërohej edhe nga ministrat Bajram Rexhepi, Fehmi Mujota, Besim Beqaj dhe nga drejtuesit e Doganës dhe të Policisë së Kosovës.

Më Shumë

Selmanaj synon shtrirjen e LDK-së në çdo familje të Prizrenit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Prizren, Driton Selmanaj, ka bërë thirrje te të gjithë anëtarët e partisë që të bashkohen për...

AAK merr iniciativë për shkarkimin e Qeverisë Kurti, përgatit mocion mosbesimi dhe Rezolutë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me rastin e 3 vjetori të Qeverisë Kurti, ka prezantuar një mocion të mosbesimit ndaj Qeverisë se Kosovës. shkruan...

Lajmet e Fundit