11.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

“Infrakosi” tërheq padinë, zhbllokohen lejet ndërtimore në Prizren

Autoritetet komunale të Prizrenit të martën kanë bërë të ditur se është hequr masa e përkohshme e caktuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës për pezullimin e Planit Zhvillimor Komunal.

Sipas tyre, eliminimi i kësaj mase ka bërë që të zhbllokohet edhe procesi i dhënies së lejeve ndërtimore, pas një periudhe afro 6- mujore, shkruan sot “Koha Ditore”.

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, në një konferencë shtypi, ka pohuar se ekzekutivi lokal ka arritur që ta tejkalojë situatën e rëndë të krijuar pas masës së përkohshme të gjyqësorit, që kishte pezulluar PZHK-në, duke pamundësuar kështu dhënien e lejeve të ndërtimit në gjithë territorin e Komunës së Prizrenit.

“Kjo marrëveshje është arritur pas përpjekjeve intensive të Komunës dhe bashkëpunimit me kompaninë e hekurudhave NP IHK ‘Infrakos’ SH.A., e cila është pajtuar që të arrihet pajtimi gjyqësor në gjykatë, me ç‘rast është tërhequr padia dhe Komuna e Prizrenit, do të bëjë realizimin e obligimeve të dala nga takimet e mbajtura dhe të përcaktuara me këtë marrëveshje. Kësisoj edhe është zhbllokuar puna e Komunës së Prizrenit, përkatësisht DUPH-së për dhënien e lejeve ndërtimore”, ka thënë kryetari Haskuka. Sipas tij, nga dita e martë qytetarët e Komunës së Prizrenit e kanë të drejtën për t’u pajisur me leje ndërtimi…

Më Shumë

Liria në shtëpi pret Dukagjinin

Në Prizren, Liria tashmë e dorëzuar e pret Dukagjinin e Klinës që synon fitore pas barazimit në xhiron e kaluar me Llapin. Vendasit nuk e...

Moti sot me vranësira dhe intervale me diell

Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku ndonjë rajon mund të ketë reshje të izoluara shiu. Në orët...

Lajmet e Fundit