13.8 C
Prizren
E mërkurë, 17 Prill, 2024

Institucionet e drejtësisë s’mbajnë faj për Tribunalin

Gjykata-qekiqiInstitucionet e drejtësisë në Kosovë po i shohin si të padrejta kritikat që po u bëhen rreth krijimit të Gjykatës Speciale për Kosovën, raporton KTV.

Analistë e madje politikanë kanë thënë se dështimi i gjyqësisë vendore që të hetojë e gjykojë krimet e luftës ka bërë që të krijohet Gjykata Speciale, që do të merret me krimet e supozuara të kryera nga UÇK-ja.

Kryeprokurori i Apelit, i vetmi i gatshëm të flasë për këtë, ka thënë se kjo Gjykatë do të duhej të merrej edhe me raste të krimeve të kryera nga forcat serbe. Të tilla raste, thotë Aleksandër Lumezi, ka qenë e pamundur të hetohen, meqenëse kanë qenë jashtë juridiksionit të Kosovës e me Serbinë nuk ka pasur asnjë lloj bashkëpunimi.

Këshilli Gjyqësor i Kosovës nuk është konsultuar asnjëherë në formimin e kësaj Gjykate Speciale e as formën se cili do të jetë rol i kosovarëve aty.

Kryesuesi i KGJK-së ka thënë se konkretisht ata nuk kanë dhënë kontribut në diskutimet që po bëhen për themelimin e Gjykatës Speciale sepse kjo nuk iu është kërkuar asnjëherë.

Enver Peci nuk ka qenë në gjendje të thotë nëse kosovarët kanë mundur të gjykojnë krimet e luftës sepse ka thënë se një rast të tillë gjyqtarët vendorë nuk e kanë pasur asnjëherë.

Më Shumë

Gjobiten dy kundërvajtës në Suharekë me nga 500 euro për shkak të garave të shpejtësisë (FOTO)

Sot në fshatin Shirokë të Suharekës, patrullat e policisë kanë kapur në flagrancë dy shoferë, të cilët ishin duke garuar me automjetet e tyre. Bëhet...

S`ka rroga, ndërrimi i parë i punëtorëve të `Trepçës` bojkoton punën

Ndërrimi i parë i punëtorëve në Trepçë nuk kanë punuar sot për shkak se ende nuk i kanë marrë pagat e plota, njofton RTKlive. Disa...

Lajmet e Fundit