13.8 C
Prizren
E mërkurë, 17 Prill, 2024

Ish-drejtori në Prizren: Inspektori ka lëshuar aktvendim për ndalim të punimeve, por jo edhe konkluzion për rrënim

Ish-drejtori i Inspektorateve në Komunën e Prizrenit, Bedri Bytyqi, ka dëshmuar në gjykimin ku për keqpërdorim të detyrës zyrtare është duke u akuzuar inspektori i ndërtimit në këtë komunë, Enver Bytyqi.

Enver Bytyqi akuzohet se gjatë periudhës kohore 2016-2017, në Prizren, nuk ka rrënuar objektin ndërtimor në lagjen “Jeni Mahall”, të investitorit NTSH “Shigjeta e Pashtrikut”, ku sipas aktakuzës, ai vetëm ka kryer punë administrative në hartimin e procesverbalit, duke mos sjell konkluzionin për rrënimin e objektit pa leje, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në seancën e së premtes në Gjykatën Themelore në Prizren, ish-drejtori Bedri Bytyqi, ka deklaruar se për rastin konkret, inspektori Bytyqi, ka lëshuar disa aktvendime për ndalim të punimeve, mirëpo nuk ka lëshuar konkluzion për rrënimin e këtij objekti.

Ai ka deklaruar se në atë kohë investitori nuk ka pasur leje të ndërtimit, mirëpo ka qenë në procedurë të marrjes së lejes, sepse siç ka thënë ai, janë disa faza para marrjes së lejes dhe ka disa procedura që duhet ndjekur në këso rastesh.

Ai ka thënë se ka dëgjuar se Komuna e Prizrenit ka pasur një marrëveshje me investitorin, në bazës të së cilës marrëveshje, sipas tij, komuna do të përfitonte 14 banesa për rastet sociale.

“Sipas mendimit tim, ka mundur të ketë pasur lehtësime në marrjen e lejes së ndërtimit të objektit, pasi që komuna ka pasur përfitimet e veta. Komuna ka pasur tokë në atë territor ku është planifikuar të ndërtohet objekti, përderisa e ka bërë edhe marrëveshjen. Unë vetëm kam dëgjuar për të, personalisht nuk e kam parë”, ka thënë nder të tjera ish –drejtori, Bedri Bytyqi.

Në pyetjen e prokurorit Mehdi Sefa, lidhur me atë se çfarë obligim ka inspektorati, atëherë kur objekti është pa leje ose tejkalohet leja e ndërtimit, Bytyqi ka thënë se në këto rastet inspektori mbanë të gjitha përgjegjësitë.

Në shqyrtimin e së premtes, nuk ka prezantuar dëshmitari tjetër Bujar Hasani, për të cilin gjykata nuk ka pasur fakte se është  ftuar në mënyrë të rregullt.

Mbrojtësi i të akuzuarit Bytyqi, avokati Arben Shala, ka thënë se për shkak të mos sigurimit të adresës së dëshmitarit në fjalë, mbrojtja ka vendosur të tërhiqet nga dëgjimi i tij.

Kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Raima Elezi, seancën e radhës për ketë rast e ka caktuar më 14 nëntor  2019, në ora 09:00.

Prokuroria Themelore Prizren, për këtë rast ka ngritur aktakuzë më 19 prill 2019, ndaj të pandehuri Enver Bytyqi, duke e ngarkuar atë për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Sipas aktakuzës, i akuzuari Bytyqi, gjatë periudhës kohore 2016-2017, në Prizren, në cilësinë e personit zyrtar nuk i përmbush detyrat zyrtare, ashtu që shkel Ligjin për Ndërtimtari, duke mos rrënuar objektin ndërtimor në lagjen “Jeni Mahall”, të investitorit NTSH “Shigjeta e Pashtrikut”, me pronar Feim Hamiti, me qëllim që të përfitimit të dobisë për tjetrin.

Në aktakuzë thuhet se i akuzuari vetëm ka kryer punë administrative në hartimin e procesverbalit, duke mos sjell konkluzionin për rrënimin e objektit pa leje, kështu ka mundësuar dobi pasurore për investitorin Feim Hamiti. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Rrëzohen propozimet serbe që anëtarësimi i Kosovës të kushtëzohet me themelimin e Asociacionit

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës sot me 2/3 e votave të të gjithë deputetëve të pranishëm nga të gjitha shtetet anëtare, do të...

Enea Koliqi, ‘Ylli i javës’ në Superligë

Federata e Futbollit e Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall vazhdojnë ndarjen e çmimit “Ylli i javës”. Ky çmim për javën e 29-të...

Lajmet e Fundit