5.8 C
Prizren
E martë, 19 Mars, 2024

Ish-gjenerali serb: Luftuam në Kosovë me 150 mijë ushtarë dhe nuk mundëm të bëjmë agjë kundër UÇK-së

Ish-shefi i Agjencisë për Sigurinë Ushtarake serbe dhe ish-gjenerali i ushtrisë serbe, Momir Stojanoviq në një nga deklaratat e tij të fundit u ka bërë thirrje serbëve që ta pranojnë realitetin dhe të pajtohen me faktin se e kanë humbur Kosovën. Ai thotë nëse nuk kanë mundur të bëjnë asgjë kundër popullit kosovar në kohën e luftës kur në radhët e tyre kishin 150.000 ushtarë, në ditët e sotme nuk kanë shansa që ta fitojnë betejën e mundshme mes dy popujve.

“Askush më në Serbi nuk është i gatshëm për luftë. E keni parë si kaluan ushtarët që e mbronin Serbinë. Ne kemi pasur 15 000 ushtarë të armatosur në Kosovë duke luftuar me dy banda të vogla, njërën në Prekaz të komanduar nga Adem Jashari dhe tjetrën në Jabllanicë të Gjakovës dhe mezi ia kemi dalë në krye.

Sot kur korpusi ushtarak i Kosovës përkrahet nga Gjermania, Amerika, kur baza më e madhe e NATO-s ndohet në Kosovë, na duhen dyfish më shumë ushtarë për t’ia dalë mbanë.

Ti e di kur kemi sulmuar heroin kombëtar të Kosovës, Adem Jashari, unë isha prezent kur tri ditë u zhvilluan luftime në shtëpinë e Adem Jasharit dhe nuk kemi mundur të bëjmë agjë kundër tij, vëllaut dhe babait të tij. Paramendojeni njësia speciale nuk ka mundur të bëjë agjë kundër tyre derisa në luftë nuk u përfshi edhe ushtria të cilët sulmuan nga kulmet e shtëpive dhe më në fund morën bastionin nga tri shtëpi”, shprehet ai duke deklaruar se Serbia nuk ka rrugë tjetër drejt BE-së, përveç njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Ndryshe Stojaniviq ka lindur në qytetin e Gjakovës. Në shkurt të vitit 2015, Interpoli me kërkesë të EULEX-it ka lëshuar fletëarrëst për të për shkak të krimeve të kryera në Kosovë gjatë vitit 1999. /Gazeta InfoPress

Më Shumë

Silva: Jam i sigurt se do të kthehem në Benfica, por s’di se kur

Bernardo Silva ka paralajmëruar një largim të mundshëm nga Manchester City. Ai pranoi se do të ishte një “qëllim i karrierës dhe jetës” për t’u...

Festa Çoçaj uron të dashurin për ditëlindje me fjalë zemre

Festa Çoçaj është një nga figurat publike që di shumë mirë ta menaxhoj jetën e saj me punë dhe me dashuri. Prej vitesh është në...

Lajmet e Fundit