8.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Isufi: Nuk frikësohemi nga fjalori kërcënues i Mustafës dhe i Thaçit!

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi, ka deklaruar se protesta e nesërme (18 prill) e organizuar nga partitë opozitare, do të jetë paqësore.

Sipas tij, fjalori që kanë përdorur kryeministri i Republikës, Isa Mustafa, si dhe zëvendësi i tij, Hashim Thaçi, ishte kërcënues.

“Ne kemi ftuar protestën në mënyrë paqësore të dinjitetshme, ndërsa fjalori i Qeverisë dhe i dy kryeministrave ka qenë i dhunshëm dhe një fjalor kërcënues që nuk mund t’i frikësojë qytetarët”, ka thënë ai.

Më tej, zyrtari i AAK-së moslajmërimin e protestës në organet e rendit e arsyeton me “marshimin e protestës”.

“Ne e kemi paralajmëruar protestën, është krejtësisht publike dhe është marshim i protestës përmes një harte që e kemi shpalosur dhe besojmë se është krejt e qartë se është e njoftuar edhe Policia dhe ftojmë qytetarët të dalin të protestojnë”, ka thënë ai.

Nga ana tjetër, Policia e Kosovës ka njoftuar se ka bërë të gjitha përgatitjet në lidhje me protestën e e cila pritet të mbahet nesër në orën 14:00 në Prishtinë.

“Si pjesë e planit operativ, janë bërë planifikimet për ri-orientimin e trafikut në rrugë alternative përgjatë kohës sa protestuesit shfrytëzojnë kalimin e tyre në rrugë, ku për këtë Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim dhe apelon tek qytetarët që të shmangin vozitjen gjatë kohës së protestës në akset rrugore ku zhvillohet protesta”, thuhet në komunikatë.

Gjatë kësaj kohe do të jenë të bllokuara për vetura rrugët, “Garibaldi”;“Gjorgj Bush”; “Luan Haradinaj”; “Robert Doll”; “Kosta Novakoviq”; Bill Klinton”; “Eqrem Çabej”; “Agim Ramadani”; “Xhemajl Prishtina”; “Ilaz Agushi” dhe “Ilir Konushevci”. /Zëri/

Më Shumë

Totaj e Lladrovci diskutojnë për një bashkëpunim ekonomik

Në një takim zyrtar sot, kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj priti kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci, në prani të miqve anglezë. Diskutimet u fokusuan...

KPF-ja e rekomandon Kuvendin e Prizrenit që të bëjë bartjen e mjeteve për vitin 2024

Në mbledhjen e sotme të Komitetit për Politikë dhe Financa në Komunën e Prizrenit, u shqyrtua dhe diskutua pika e rendit të ditës lidhur...

Lajmet e Fundit