5.8 C
Prizren
E enjte, 18 Prill, 2024

Ja cilat fakte i paraqiti në polici Rami Berisha

Rami Berisha 2

Gazetari Rami Berisha do t’i paraqes nesër rastet e punësimeve të parregullta në arsim Njësitit të Krimeve Ekonomike të Policisë së Kosovës.

“Pas kontakteve me zyrtarët e Njësisë së Krimeve Ekonomike, një zyrtari të kësaj njësie, sot ia paraqita dëshminë time për rastet e keqpërdorimeve në Arsimin e Prizrenit”, tregon ai për PrizrenPress.

“Nesër në orën dhjetë në Njësinë e Krimeve Ekonomike në Prizren do t’i paraqesë me shkrim të gjitha rastet e deritashme të keqpërdorimeve duke u nisur nga rastet e paraqitura për punë pa konkurs, për rastet kur është punësuar një kandidat me notë mesatare 6.0 , ndërsa nuk janë pranuar me notë 9.5, rastet kur para se të shpallje konkursi diheshin të punësuarit e deri të rastet kur janë marr para për një vend pune, ose rastet që janë punësuar me ndikim te emrave të pushtetshëm në vend”./PrizrenPress.com/

Policia fton Rami Berishën

Gazetari Rami Berisha është ftuar t’i denoncojë të gjitha parregullsitë e punësimeve në arsim nga Njësiti për Krime Ekonomike e Policisë së Kosovës në Prizren.

Berisha konfirmon për “PrizrenPress” se në polici do të paraqitet sot në ora 9:30 minuta. “Po dje më kanë ftuar Njësiti për Krime Ekonomike e Policisë së Kosovës në Prizren për t’i dërguar të gjitha faktet që kam për punësimet e parregullta në arsim”, konfirmon Berisha.

“Jam rrugës për në polici”, tregon ai.

Gazetari Rami Berisha ka akuzuar Drejtorinë e Arsimit në Prizren se ka punësuar mësimdhënës pa konkurse dhe në emër të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselit. Thotë se për të gjitha denoncimet publike të rasteve ka fakte.

Berisha nëpërmjet një letre të hapur drejtuar Kryeministrit, Kryeparlametarit dhe Ministrit të Arsimit ka thënë se në Prizren janë terrorizuar mësimdhënësit, ata që punojnë dhe ata që janë në pritje të një vendi të punës, u ka hyrë frika në palcë dhe nuk guxojnë të flasin edhe kur shkelet dinjiteti dhe personaliteti i tyre. Ai ka kërkuar nga ta që ta vizitojnë Prizrenin dhe ka premtuar se do t’i dërgoj në shkollat ku punojnë mësimdhënës me shkollë të mesme.

“Në Prizren, në Institucionet e vendit po shitet vendi i punës. Çmimi për një vend pune në arsim ka arritur në 6000 mijë euro. Në Prizren një kandidatë është pranuar pa intervenime, i ka qeras shokët, por pas dy dite i është thënë gabim të kemi pranuar. Një tjetër është ftuar të shkoj të punoj të hënën, por kur ka ardhur e hëna i është thënë jo tjetër kush është pranuar. Një tjetër e ka paguar “kaparin” 1 mijë euro të pazarit prej pesë mijë eurove për punësim në Arsim. Ende nuk është punësuar parat e kaparit nuk i janë kthyer ”, tregon rastet Berisha./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Policia shqipton mbi një mijë e 800 gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1873 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore...

Moti sot me diell dhe shumë i ngrohtë

Të dielën, më 14 prill parashikohet të mbajë mot me diell dhe shumë i ngrohtë. Era do fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 6-25...

Lajmet e Fundit