7.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Ja cilët janë ‘memecët’ e Asamblesë Komunale të Prizrenit

Prizren-Asambleja komunalePesë asamblistë të Prizrenit, për gjashtë muaj, nuk kanë folur asnjë fjalë në Asamblenë Komunal. Ata nuk kanë ngritur asnjë çështje në interes të qytetarëve. Zëri i tyre nuk është dëgjuar as për keq as për mirë.

Përfaqësuesi i KDI-së në Prizren, Naim Cahanaj thotë se në bazë të monitorimit pesë anëtarë të Asamblesë Komunal nuk kanë treguar asnjë rezultat në të gjitha kategoritë.

“ Gjatë monitorimit pesë anëtarë të Asamblesë Komunale në Prizren nuk kanë ngritur asnjë rezultat në të gjitha kategoritë. Dy asamblistë janë të PPDK-së, një i LDK-së, BD-së dhe PD-së”, tregon Cahani.

Anëtarët që nuk kanë treguar asnjë rezultatet në të gjitha kategoritë janë:
Shukri Quni PDK 0.0 %, Agnesa Bytyqi PDK 0.0 %, Nexhat Bytyqi LDK 0.0 %
Ganimete Hoxha BD 0.0 %, Azzam Dida PD 0.0 %.

“Vlerësimet janë të bazuara në vëzhgimin e drejtpërdrejtë dhe objektiv të punimeve të kuvendeve të komunave”, tregon Cahani./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Paraqitje e jashtëzakonshme: KFF Liria triumfon kundër KFF Intelektualeve

Në ndeshjen mes KFF Lirisë dhe KFF Intelektualeve, skuadra e KFF Lirisë triumfoi me një rezultat të thellë, 6:1. Trajneri Sinan Osmani drejtoi vashat e Lirisë,...

Sot varroset aktorja Shirine Morina

Sot në orën 16:00 do të bëhet varrimi i aktores së njohur, Shirine Morina. Teatri Kombëtar i Kosovës ka njoftuar se sot do të organizojë...

Lajmet e Fundit