13.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Ja cili gjykatës do ta gjykojë Ramadan Mujën

Gjykatësi i Gjykatës Themelore në Gjilan, Agim Ademi është caktuar të jetë kryetari i trupit gjykues në rigjykimin e Ramadan Mujës dhe pesë të akuzuarve të tjerë Sadik Paqarizit, Avni Ademaj, Abdullah Tejecit, dhe Minir Krasniqit

Lajmin për “Betimi për Drejtësi” e ka bërë të ditur vet gjykatësi Ademi, i cili tha se rigjykimi në këtë rast do të nis në dhjetor, por që sipas tij, ende nuk është vendosur se në cilën datë.

Muja dhe pesë zyrtarët e Komunës së Prizrenit ngarkohen me veprën penale të shpërdorimit të pozitës zyrtare.

Në shtator 2017, Gjykata e Apelit mori vendim që rasti ndaj Mujës dhe të tjerëve të gjykohet në Gjykatën Themelore në Gjilan, pas kërkesës së bërë nga kryetari i Gjykatës Themelore të Prizrenit, Ymer Hoxha, me 8 gusht të këtij viti.

Një kërkesë e tillë ishte bërë me arsyetimin se njëra nga veprat për të cilat akuzohet Ramadan Muja, është kallëzim penal i parashtruar nga Gjykata Themelore në Prizren, për pengimin e punës në gjykatë, me rastin e ndalimit të pjesëmarrjes se ekspertëve – gjeodetëve në seancat gjyqësore, ku  kryetari i gjykatës dhe një gjykatës janë dëgjuar si dëshmitarë.

“Gjykata e Apelit ka vlerësuar se Gjykata Themelore në Prizren, është jo kompetente për ta gjykuar këtë çështje,  për shkak se ekzistojnë pengesa juridike dhe faktike, ashtu siç parashihen në dispozitat e nenit 37 të Kodit të Procedurës Penale”, thuhet në një njoftim të lëshuar nga Gjykata e Apelit.

Prokuroria në muajin shkurt të vitit 2013, kishte ngritur aktakuzë ndaj kryetarit të Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, drejtorit të Drejtoratit për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinor, Sadik Paqarizit dhe drejtorit të Gjeodezisë dhe Kadastrit, Avni Ademaj. Në aktakuzën e ngritur për shpërdorim të detyrës zyrtare ishin të përfshirë edhe Abdullah Tejeci, Minir Krasniqi dhe Kadri Ukimeri, zyrtarë të Komunës së Prizrenit.

Kjo gjykatë, kishte dënuar të akuzuarit për trajtime të papërshtatshme të çështjeve pronësore. Muja dhe të tjerët ishin akuzuar nga prokuroria për shkak se pretendohej se kishin keqpërdorur pronat komunale të menaxhuara nga Agjencia Kosovare e Privatizimit

Më 13 mars të vitit 2014, Gjykata Themelore në Prizren, kishte shpallur aktgjykim dënues për Mujën. I njëjti  ishte dënuar me 2 vite burgim, me kusht që të mos kryej vepër penale për periudhën tre vjeçare. Ndaj Mujës ishte shqiptuar edhe dënimi alternativ i ndalimit të ushtrimit të funksioneve në administratën publike për 30 muaj.

Gjykata Themelore në Prizren, kishte shpallur aktgjykim dënues edhe ndaj të akuzuarve të tjerë në këtë rast, Paqarizi, Ademaj, Tejeci, Krasniqi dhe Ukimeri, duke iu ndaluar edhe funksionin e tyre në administratën publike për periudha të caktuara kohore.

Mirëpo, për shkak të shkeljeve esenciale në përshkrimin e aktgjykimit, Gjykata e Apelit, kishte vendosur që rastin ta kthej në rigjykim, në Gjykatën Themelore të Prizrenit.

Në shtator të vitit 2015, Gjykata Themelore në Prizren, kishte marrë aktvendimin e Gjykatës së Apelit, me të cilin aktvendim ishte anuluar aktgjykimi i shkallës së parë, dhe lënda ishte vendosur të kthehej në rigjykim në të njëjtën gjykatë.

Më pas, prokurori i shtetit, kishte paraqitur ankesë në Gjykatën Supreme, kundër vendimit të Gjykatës së Apelit. Në dhjetor të vitit 2015, Gjykata Supreme, kishte pranuar ankesën dhe kishte marrë vendim që lënda të kthehet sërish në Gjykatën e Apelit për rishqyrtim nga një kolegj i ri. Gjykata Supreme kishte pretenduar se ekzistojnë mospërputhje të vlerësimit në mes të Gjykatës së Apelit dhe Supremes.

Më Shumë

Kurti: Sakrifica dhe beteja e banorëve të Lubizhdës së Hasit, pjesë e dhimbshme dhe e lavdishme e historisë së popullit tonë

Në 25 vjetorin e rënies së dëshmorëve e martirëve në Lugishtë të Hasit, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bëri homazhe te varrezat...

Siguria në Prizren, vlerësohet e mirë

Drejtori i Policisë Rajonale në Prizren, kolonel Faton Alija, ka pritur në takim Besar Gashin, drejtori i Departamentit për Operative të SHKK nga Drejtoria...

Lajmet e Fundit