7.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Ja për çfarë “cikërrimash” jepen dorëheqjet në Perëndim: A vjen kjo ditë te ne?!

marreDerisa në Kosovë ka dëshmi e gjoja hetime për të gjitha të zezat – korrupsion, krim e mos të flasim për diploma e doktorata koti – e bartësit e tyre vazhdojnë punën pa asnjë problem e pa u skuqur fare, në shtetet normale perëndimore gjërat janë tamam normale.
Telegrafi më poshtë ju sjellë shembujt ku zyrtarët e lartë shtetërorë, kryeministra e presidentë, kanë dhënë dorëheqje para se të shpalleshin të fajshëm. Madje, disa nga ta dolën në fund të pafajshëm.

Ministrja gjermane, me doktoratë plagjiaturë!

Ministrja gjermane e Arsimit, Annette Schavanm, në shkurt të vitit të kaluar dha dorëheqje pasi u zbulua se disertacioni i doktoratës së saj në të vërtetë është plagjiat.

Schavan ka dhënë dorëheqje pasi Universiteti i Duesseldorfit deklaroi se ajo kishte përshkruar disa pjesë të disertacionit. Për këtë ajo mbeti edhe pa post e edhe pa titull shkencor.
Në vendin e saj u emërua Johanna Wanka, ish-ministrja e Kulturës dhe Shkencës në landin Brandenburg.

Ministrja britanike shpenzoi “shumë”!

Ministrja e Kulturës, Medias dhe Sportit në Britaninë e Madhe, Maria Miller, dha dorëheqjen një javë më parë pas kritikave se ka ndërhyrë në hetimin për shpenzimet e saj zyrtare.

Miller ishte nën presionin e Partisë Laburiste, por edhe të kolegëve të saj konservatorë, nën akuzat se ka shpenzuar shumë.

Edhe pse David Cameron kishte mbështetur ministren e tij, ajo deklaroi se rasti i saj komplikon punën jetike të qeverisë, prandaj kryeministri e pranon dorëheqjen e saj.

Hetimi i pavarur zbuloi se Miller duhet të kthejë 45 mijë funte, ndërsa në fund u vërtetua se shuma që nuk mund të arsyetohet është 5800 funte.

Ministri gjerman zbuloi sekretet!

Ministri gjerman i Bujqësisë, Hans-Peter Friedrich, në shkurt dha dorëheqje për shkak të skandalit që ka shkaktuar politikani i Partisë Socialdemokrate Sebastian Edathy. Friedrich dyshohet se në tetor të vitit 2013 e ka informuar kreun e Partisë Socialdemokrate, Sigmar Gabriel, që emri i Sebastian Edathyt duhet të shfaqet në kontekstin e një hetimi ndërkombëtar.

Presidenti gjerman kishin shumë miq sipërmarrës!

Për shkak të keqpërdorimit të pozitës dhe shfrytëzimit të lidhjeve të mira me sipërmarrësit e shquar gjermanë, dha dorëheqjen presidenti Christian Wulff.

Presidenti dyshohej se ka “nxjerrë përfitime” nga kontaktet me sipërmarrësit. Hetimi në fjalë i referohet akuzave se producenti i filmit David Groenewold, atij dhe gruas së tij ua ka paguar qëndrimin në një hotel luksoz në ishullin Sylt, derisa nga Saksonia e Poshtme ai ka kërkuar garanci për një hua të kreditit.

“Kam bërë gabime, por gjithmonë isha i sinqertë. U përcaktova për dorëheqjen që gjërat të zbardhen dhe të gjithë ta dinë të vërtetën”, tha Wulff.

Ministrja sllovene akuzohet për korrupsion!

Ministrja sllovene e Shëndetësisë, Alenka Trop Skaza, në mars dha dorëheqjen pas një muaji të kaluar në atë post, për shkak të presionit mediatik për disa pretendime për korrupsion që ajo i ka mohuar.

Trop Skaza postin e kishte marrë në shkurt, pas dorëheqjes së paraardhësit të saj Tomau Gantar në nëntor. Gantar kishte thënë se në qeverinë e qendrës së majtë mungon uniteti kur është fjala për reformën e kujdesit shëndetësor.

Media lokale ka akuzuar ministren Skaza për korrupsion, nën akuzat se kompania e ndërtimit të burrit të saj ka bashkëpunuar me spitalet.

Kryeministri i Uelsit Jugor me një shishe verë dhuratë!

I fundit në serinë e rasteve të dorëheqjeve të zyrtarëve të lartë shtetërorë është kryeministri australian i Uelsit Jugor, Barry O’Farrell, që sot dha dorëheqje pasi u zbulua se kishte gënjyer për marrjen e një shisheje vere si dhuratë, e që kushtonte tremijë dollarë australianë (2800 dollarë amerikanë).

Vendimin ai e mori pasi hetuesit zbuluan se me dorën e tij kishte shkruar falënderimin për shishen Penfolds Grange nga viti 1959, vetëm një ditë pasi mohoi se dinte diçka për këtë. O’Farrell kishte kontestuar se shishja vjen nga biznesmeni dhe avokatit Nick Di Girolam, i lidhur me përfaqësuesin e Uelsit Jugor, Eddie Obeid, që hetohet nga komisioni i pavarur kombëtar kundër korrupsionit

Më Shumë

Vdes aktorja shqiptare, Shirine Morina

Ka vdekur aktorja e njohur e skenës artistike të Kosovës, Shirine Morina. Vdekjen e saj e bëri të ditur, deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci. Ai thotë...

Rrëzohen propozimet serbe që anëtarësimi i Kosovës të kushtëzohet me themelimin e Asociacionit

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës sot me 2/3 e votave të të gjithë deputetëve të pranishëm nga të gjitha shtetet anëtare, do të...

Lajmet e Fundit