11.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Jahjaga kritikon ashpër politikën kosovare: Mjaft më u arsyetuat me tranzicion, punoni

Atifete Jahjaga 2

Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga në fjalimin vjetor para deputetëve të Kosovës ka kritikuar ashpër skenën politike kosovare lidhur me ngërçin politik gjashtëmujor, duke theksuar se me këtë papërgjegjësi politike është vënë në sprovë Kushtetuta e vendit dhe është sfiduar durimi i qytetarëve. Ajo po ashtu ka kërkuar urgjentisht nga ekzekutivi i vendit që të shkëputet nga përvojat e kaluara dhe rezultatet t’i kenë konkrete dhe të matshme në mënyrë që vendi të ecë nga e mbara.
Derisa ajo ka vazhduar fjalimin, deputetët e opozitës kanë lëshuar seancën.

Ajo para deputetëve të pranishëm tha se për 14 vjet kemi fajësuar tranzicionin dhe sfidat që ka sjellë ky tranzicion, por tha se tani detyrë e institucioneve është të punohet konkretisht dhe rezultatet të jenë të matshme.

Presidentja foli më tej edhe ikjet e qytetarëve të Kosovës në vendet perëndimore. Ajo tha se skenat e njerëzve për të dal nga vendi tregojnë se së shpejti do të kemi qytete fantazmë.

“Këto skena duhet të na trazojnë shpirtin… Është obligim yni të sigurojmë mirëqenie për qytetarët tanë…”, tha Jahjaga.

Ajo tha se pa atdhedashuri nuk mund ta sendërtohet si duhet shteti, duke kërkuar që të lihen anash armiqësitë që më shumë kanë personale se konceptuale, e që kanë sjellë polarizim të skajshëm, plot tension e acarim.

“Me këtë rrezikuam funksionimin tonë si shtet”, u shpreh presidentja.

Presidentja ka folur edhe për terrorizimin, duke thënë se s’do të lejohet kurrë që Kosova të bëhet pre e terrorizmit dhe forcat e errëta të lëshojnë rrënjë.

Jahjaga po ashtu ka folur për sistemin e drejtësisë, duke e kritikuar ashpër. Ajo tha se përkundër faktit që është rritur numri i prokurorëve dhe gjykatësve, kjo nuk është kthyer në efikasitet.

Drejtësia duhet të jetë shtylla që garanton rimëkëmbjen e vendit, tha presidentja.

Para deputetëve, ajo ka folur edhe për çështjen e të zhdukurve, për të cilën thotë se duhet të jetë detyrim i Serbisë.

“Liria e jonë nuk do të jetë e plotë pa lirinë e tyre”, deklaroi Jahjaga.

Institucionet e Kosovës sipas Presidentes, mbeten të përkushtuara për dialog me Serbinë.

Ajo thotë se duhet të vazhdohet me forcimin e subjektivitetit, duke kërkuar edhe forcimin e shtetit në fushën e shëndetësisë, arsimit e sistemit të drejtësisë.

Presidentja Jahjaga ka mbyllur fjalimin e saj duke përmendur suksesin e xhudistës, Majlinda Kelmendi, duke besuar se do të jetë kampione edhe në Rio, gjatë lojërave olimpike. /Telegrafi/

Opozita bojkoton fjalimin e Jahjagës

Partitë opozitare, Vetëvendosje, AAK si dhe Nisma janë duke bojkotuar fjalimin vjetor të presidentes së vendit, Atifete Jahajga, që është duke e mbajtur në Kuvendin e Kosovës.

Jahjaga këto momente është duke shpalosur punën një vjeçare të Presidencës së Kosovës.

Prezentë në sallën e Kuvendit janë partitë e koalicionit qeveritar, PDK-LDK si dhe minoritetet.

Më Shumë

Osmani: Pesë policë të Kosovës po mbahen peng nga Serbia

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se pesë policë të Kosovës “po mbahen peng” nga Serbia, shtet të cilin e cilësoi si “shovinist”. Në ceremoninë...

Koha për spektakël në gjysmëfinale

Në fundjavë fillojnë ndeshjet gjysmëfinale të “Play-off”-it në Prince Caffe Superligë, ku pritet një spektakël i basketbollit. Në gjysmëfinale do të ndeshen katër skuadrat që...

Lajmet e Fundit