9.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Jep dorëheqje Kujtim Gashi

Kujtim Gashi ka dhënë dorëheqje nga pozita e këshilltarit të Kuvendit Komunal të Prizrenit.
Ai, tha se dorëheqja lidhet me punën në Ministri.

Postimi në Facebook

Të nderuar qytetarë, anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike të Kosovës, Dega në Prizren. Sot kam dhënë dorëheqje nga pozita e Këshilltarit (Asambleistit) të Kuvendit Komunal të Prizrenit.

Dorëheqja ime lidhet me punën time si Ministër dhe me pamundësinë për të dhënë kontributin tim si këshilltar komunal, por edhe me dëshirën për të mos mbajtur dy pozita në të njejtën kohë. Gjithashtu dua t’i mundësoj një kolegut tjetër i cili do të më zëvendësojë mua në kuvendin e komunës.

Isha i nderuar që isha bartës i listës së kandidatëve për kuvendin komunal nga Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Prizren, ku falë mbështetjes së madhe nga Ju, ne morëm 19440 vota, një rritje e jashtëzakonshme e numrit të votave nga zgjedhjet e kaluara të vitit 2013. Faleminderit shumë.

Më Shumë

Hysni Temaj, luftëtari i lirisë që ia kthehu krenarin kombit

25 vjet nga rënia e dëshmorit Hysni Sylë Temaj Hysni Sylë Temaj, u lind më 15.11.1976 në fshatin Kushnin të Hasit, që shtrihet rrëzë maleve...

Inzaghi: Gjashtë trofe për tri vjet nuk janë pak

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi ndihet i lumtur me fitoren e mbrëmshme në derbin e qytetit, i cili njëherësh ia siguroi edhe titullin e...

Lajmet e Fundit