7.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Jeta e banorëve të Randobravës nën rrezikun e telave të rrymës elektrike (Video)

rrymaKa katër muaj që në pronën e Ruzhdi Hasanit nga fshati Randobravë e Komunës së Prizrenit rrufeja ka goditur një shtyllë elektrike që është rrëzuar, ndërsa telat e saj po rrezikojnë anëtarët e kësaj familjeje.

Hasani tregon se edhe pse është ankuar në KEDS, ekipi i kësaj kompanie nuk e ka rregulluar shtyllën, por vetëm ka vendosur telat e rrymës mbi shtyllat e vreshtit dhe rrethojat e oborrit të familjes së tij.

“E kam bo kërkesën, ka ardh KEDS-i, me dorën e vet e ka qitë këtu në këta stuba (të vreshtit), këtu është rrezikshmëri. E kam thirrë KEDS-in atje në Prishtinë, Prishtina e ka thirrë Prizrenin, Prizreni vetëm kanë ardhë i kanë qitë në këto stubat këtu…ja shihne çka ka këtu, kjo është mrezhë, e cila është e rrethume rreth e rreth, edhe teli është tu prekë në mrezhë”, thotë Hasani.

KALLXO.com-i e ka siguruar edhe kërkesën e protokolluar që kishte bërë Ruzhdi Hasani në KEDS më 5 gusht të këtij viti.

Një pjesë e telave që bartin energji elektrike janë të shtrirë përtokë në oborrin e Hasanit, andej nga kalojnë fëmijët dhe bagëtia që ka kjo familje.

Kjo kabëll ka rrymë, edhe krejt është përtoke, kam bo kërkesë edhe nuk po vijnë me e verifiku këtë kabëll”, ankohet Hasani.

Por shtylla e rrëzuar gjatë verës nuk është shqetësimi i vetëm i Ruzhdi Hasanit me telat e rrymës elektrike.

Një shtyllë tjetër që përçon rrjetin e tensionit të lartë, ndërsa kalon nëpër pronën e Hasanit duke lidhur Randobravën me fshatrat Krushë e Vogël dhe Krushë e Madhe, është qëlluar po ashtu nga rrufeja vitin e kaluar.

Shtylla është dëmtuar rëndë, një tel i saj është këputur, kurse KEDS-i vetëm ka sjellë në pronën e Hasanit një shtyllë të re, pa e vendosur atë në vend të së vjetrës.

“Ky tensioni i lartë është, banderin e kan pru që një vjet këtu, teli mu ka këput i tensionit të lartë ka prekë në mrezhë atje… a e shohish mrezhën atje, rreth e rreth, krejt spoj m’i ka dhënë shpisë. Kom bo kërkesë, kom bo lutje, nuk po më vjen kërkush me bo këtë zgjidhje”, qan hallin Hasani.

Ai thotë se nuk ka borxh ndaj KEDS-it, ndërsa tregon faturat e paguara të energjisë elektrike.

Të kontaktuar nga KALLXO.com-i, zyrtarët e KEDS-it nuk dhanë përgjigje për mosintervenim në këtë rast. Zëdhënësi i kësaj kompanie Guri Shkodra nuk iu përgjigj as kërkesës për shpjegim të dërguar më 2 dhjetor nga platforma për luftimin e korrupsionit.

Në fund, Ruzhdi Hasani pati edhe një porosi për zyrtarët e KEDS-it.

“Me bo me më ndodhë diçka, mos thuani që nuk kemi dije…”, paralajmëroi ai./Kalxo.com/

Më Shumë

Totaj takohet me Presidentin e Këshillit të Ambasadorëve Amerikanë, Timothy Chorba

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka takuar Presidentin e Këshillit të Ambasadorëve Amerikanë, Timothy Chorba, në një drekë solemne në Army & Navy Club...

Barcelona refuzon një ofertë të majme për Raphinhan, kërkon 20 milionë më shumë

Raphinha pritet të largohet nga Barcelona në afatin kalimtar të verës, por vetëm për ofertën e duhur. Sulmuesi brazilian ka shpërthyer në javët e fundit...

Lajmet e Fundit