2.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Joseph: Zbatimi i marrëveshjes Kosovë-Serbi mund të kërkojë vite

JosepVendimi i Bashkimit Evropian për të filluar negociatat për marrëveshjen e stabilizim asocimit me Kosovën është i rëndësishëm për Kosovën duke patur parasysh se pavarësia e saj nuk është njohur nga pesë vende të BE-së, thotë analisti i çështjeve të Ballkanit Edward Joseph. Në lidhje me zbatimin e marrëveshjes së 19 prillit mes Serbisë dhe Kosovës, zoti Joseph tha se zbatimi saj nuk do të jetë i lehtë.

Vendimi i Bashkimit Evropian për të filluarnegociatat për marrëveshjen e stabilizim asocimitme Kosovën është një hap i rëndësishëm për Kosovën pasi i hap rrugën normalizimit të marrëdhënieve me BE-në nga e cila Kosova mund të përfitojë shumë, thotë analisti i çështjeve të Ballkanit Edward Joseph. Ai theksoi se kjo është veçanërisht e rëndësishme për Kosovën pasi pavarësia e saj nuk është kontestuar vetëm nga Serbia dhe Rusia por edhe nga pesë vende të BE-së, transmeton Zëri i Amerikës.
“Sipas mendimit tim, ajo që Kosova mori nga Bashkimi Evropian është po aq e rëndësishme sa ajo që kanë marrë vendet e rajonit sepse nga të gjitha vendet e rajonit, vetëm pavarësia e Kosovës është e kontestuar. Emri i Maqedonisë është i kontestuar nga Greqia por jo pavarësia e saj.
Greqia e njeh Maqedoninë si shtet i pavarur. Ata nuk njohin vetëm emrin e saj. Pavarësia e Kosovës, nuk është e kontestuar vetëm nga Serbia dhe Rusia por edhe nga pesë vende të
Bashkimit Evropian. Dhe ky fakt i ka komplikuar marrëdhëniet formale të Kosovës
me Bashkimin Evropian. Kjo ka shkaktuar pamundësinë e Kosovës për të vendosur marrëdhënie kontraktuale me BE-në dhe pamundësinë për të përfituar nga të gjitha programet e ndihmave konstruktive që Brukseli mund t’i ofrojë vendit. Për këtë arsye vendimi i BE-së për të nisur negociatat për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit me Kosovën është shumë i rëndësishëm”.
Zoti Joseph tha se negociatat e vështira mes kryeministrave Thaçi dhe Daçiç që përfunduan me arritjen e marrëveshjes së 19 prillit si dhe bisedimet që ende po vazhdojnë për të saktësuar zbatimin e marrëveshjes kanë qenë shumë të rëndësishme dhe pozitive për Kosovën. Ato kanë
hapur jo vetëm mundësinë e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë por edhe
normalizimin e marrëdhënieve me Bashkimin Evropian që i nevojitet shumë shtetit
të pavarur të Kosovës.
Lidhur me shqetësimet e opozitës për çështjen e zbatimit të marrëveshjes, zoti Joseph tha se ato janë legjitime por nuk duhet të jenë arsye për ta kundërshtuar marrëveshjen

Më Shumë

Kurti: Një ditë pas votimit në favor të Kosovës në KiE, Serbia hakmerret kundër civilëve

Kryeministri Albin Kurti e ka quajtur hakmarrje të Serbisë ndaj votimit në favor të anëtarësimit të Kosovës në KiE, ndalimin e mbi 300 qytetarëve...

Guardiola me çdo kusht e dëshiron transferimin e Musialas

Pep Guardiola raportohet se ka vendosur për objektivin kryesor të afatit kalimtar veror për Manchester Cityn. “The Guardian” raporton se City pritet që të bëjnë...

Lajmet e Fundit