11.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Kadri Vesli pritet të kërkojë hetime për punësimet në Prizren

Kadri Veseli15-12Zëvendëskryetari i PDK-së, Kadri Veseli, i cili është edhe Kryetari i Kuvendit, pritet të mos qëndrojë indiferent ndaj lakimit të emrit të tij, për ndikimin e tij në punësime në Prizren.

Ai pritet që për këtë çështje të kërkojë publikisht hetime nga Prokuroria.

Burimet e ‘PrizrenPress’-it bëjnë të ditur se Veseli ka kërkuar sqarime nga Qeveria Muja për lakimin e emrit të tij në punësime në këtë qytet.

“Kadri Veseli pritet që sot t’i bëjë thirrje publikisht Prokurorisë që të hetojë dhe ndriçojë të vërtetën e punësimeve të mësimdhënësve në Prizren”, tregon burimi për “PrizrenPress”.

Gazetari Rami Berisha ka akuzuar Drejtorinë e Arsimit në Prizren se ka punësuar mësimdhënës pa konkurse dhe në emër të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselit. Thotë se për të gjitha denoncimet publike të rasteve ka fakte.

Berisha nëpërmjet një letre të hapur drejtuar Kryeministrit, Kryeparlametarit dhe Ministrit të Arsimit ka thënë se në Prizren janë terrorizuar mësimdhënësit, ata që punojnë dhe ata që janë në pritje të një vendi të punës, u ka hyrë frika në palcë dhe nuk guxojnë të flasin edhe kur shkelet dinjiteti dhe personaliteti i tyre. Ai ka kërkuar nga ta që ta vizitojnë Prizrenin dhe ka premtuar se do t’i dërgoj në shkollat ku punojnë mësimdhënës me shkollë të mesme.

“Në Prizren, në Institucionet e vendit po shitet vendi i punës. Çmimi për një vend pune në arsim ka arritur në 6000 mijë euro. Në Prizren një kandidatë është pranuar pa intervenime, i ka qeras shokët, por pas dy dite i është thënë gabim të kemi pranuar. Një tjetër është ftuar të shkoj të punoj të hënën, por kur ka ardhur e hëna i është thënë jo tjetër kush është pranuar. Një tjetër e ka paguar “kaparin” 1 mijë euro të pazarit prej pesë mijë eurove për punësim në Arsim. Ende nuk është punësuar parat e kaparit nuk i janë kthyer ”, tregon rastet Berisha.

Ndërkaq, drejtori i Arsimit në Prizren, Nexhat Çoçaj paralajmëron se për këto akuza do të ngritë padi për shpifje kundër gazetarit Berisha.

Çoçaj mohon se në punësimin e mësimdhënësve ka dorë Kryeparlamentari Kadri Veseli.

“Sa i përket asaj se DKA po punëson njerëz me urdhra të Kadri Veselit kjo është një shpifje tjetër e radhës”,ka thënë ai për “PrizrenPress”.

“Është vet Rami Berisha që ka kërkuar t’i punësohet vajza e vëllait dhe i kam thënë se nuk mund t’i përzihem Komisionit”.

Ndërkaq, partitë opozitare kanë kërkuar nga organet e drejtësisë që të hetojnë rastet e dyshimta të punësimeve në arsimin e Prizrenit. Sipas tyre, sistemi i arsimit në këtë qytet është degraduar nga shkeljet e mëdha që janë bërë në punësimin e mësimdhënësve./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Divorci Besi-Xhensila? Habit avokati: Ata po ndahen për pasuritë e Ilir Metës, kanë vila e prona miliona euro

Avokat Idajet Beqiri teksa ka komentuar ndryshimin e stilit të jetesës së kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka theksuar se edhe aktori...

Këta dy shokë krijuan lëkurën nga kaktusi dhe i shpëtuan jetën 1 miliardë kafshëve

Adrian dhe Marte, dy sipërmarrës me origjinë nga Meksika, kanë zhvilluar një 'lëkurë' vegane të quajtur "Desserto" nga Kaktusi. Ky material eco-friendly ngjan shumë me...

Lajmet e Fundit