8.8 C
Prizren
E martë, 19 Mars, 2024

Kamerat vëzhguese të sigurisë në Prizren jashtë funksionit

Autoritetet komunale të Prizrenit, të martën, kanë bërë të ditur se asnjëra prej 70 kamerave vëzhguese të sigurisë të instaluara vite më parë nuk funksionon.

Madje kanë theksuar se aktualisht nuk ka as mjete të planifikuara në buxhetin komunal për riparimin e tyre. Sipas një njoftimi të Komunës së Prizrenit, për veprime në këtë drejtim duhet pritur rishikimin e buxhetit komunal në qershor të këtij viti, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Për shkak të mungesës së mirëmbajtjes, prej 70 kamerave të sigurisë të vendosura në qytet, sot nuk funksionon asnjë prej tyre. Kamerat e sigurisë janë shumë të rëndësishme për sigurinë e qytetarëve, fëmijëve dhe të objekteve afariste, prandaj Komuna është e interesuar që sa më shpejt t’i vërë në funksion ato.

Kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka, është zotuar për angazhim “derisa të arrihet siguria e lartë në të gjitha hapësirat publike të qytetit”.

Komuna e Prizrenit gjatë viteve të kaluara ka investuar mjete të konsiderueshme në instalimin e kamerave vëzhguese të sigurisë, të cilat tashmë kanë dalë jashtë funksionit dhe si rrjedhojë nuk po e ofrojnë ndihmën e duhur për organet e hetuesisë në zbulimin e veprave penale…

Më Shumë

Në Repartin e Urologjisë së Spitalit të Prizrenit, për dy muaj u kryen 114 operacione

Në Repartin e Urologjisë të Spitalit “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren, gjatë muajve janar dhe shkurt të këtij viti, janë hospitalizuar 118 pacientë dhe janë kryer 114 operacione. Reparti punon...

Festa Çoçaj uron të dashurin për ditëlindje me fjalë zemre

Festa Çoçaj është një nga figurat publike që di shumë mirë ta menaxhoj jetën e saj me punë dhe me dashuri. Prej vitesh është në...

Lajmet e Fundit