6.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Katër vjet pa “Mixhën”

Muharrem Dina- “Mixha” është përkujtuar në 4 -vjetorin e vdekjes.

Ish-zv/komandanti i Zonës Operative të Pashtrikut, Sadik Halitjaha, tha se “Mixha” ka lënë gjurmë të pashlyeshme në shërbim të lirisë së Kosovës.
Eprori i lartë i FSK-së, Enver Cikaqi, tha ndërkaq “Mixha” ishte atdhetar i devotshëm i çështjes kombëtare.

Edhe kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi dhe nënkryetari i Prizrenit, Eshref Memaj, e vlerësuan lartë figurën “Mixhës”.

Muharrem Dina- Mixha, përveç kontributit në interes të çlirimit të vendit si dhe pajtimit të gjaqeve e ngatërresave, ka qenë edhe themelues i Shoqatës Humanitare” Pashtriku”, duke dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për të ndihmuar në zgjidhjen e problemeve të banimit për shumë familje të invalidëve dhe veteranëve të UÇK-së , dhe familjeve të skamnorëve në komunat e Regjionit të Prizrenit. /TV Prizreni/

Më Shumë

Lajmet e Fundit